Arrestohen dy shqiptarët në Gjermani. Ata akuzohen për shitje kokaine dhe vjedhje.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “Exchange 2”, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, duke arrestuar dy shtetas shqiptarë të kërkuar ndërkombëtarisht.
B. S., 44 vjeç, është arrestuar për akuzën e shitjes së kokainës në vitin 2022 në Pogradec, ndërsa K. Gj., 20 vjeç, është arrestuar për vjedhje në Paskuqan në vitin 2023. Të dy shtetasit ishin shpallur në kërkim dhe pritet të ekstradohen në Shqipëri.
Bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden mundësoi lokalizimin dhe arrestimin e tyre. Aktualisht po vijon procesi i ekstradimit në Shqipëri.