Efektivë të policisë nga Njësiti për polici intervenuese pranë SPB Shkup mbrëmë dhe sot në orët e hershme të mëngjesit i kanë privuar nga liria katër grabitës, mes tyre edhe një të mitur, të cilët dyshohet se dje kanë sulmuar fizikisht një person tjetër në Shuto Orizare dhe ia kanë marrë paratë, njoftojnë nga MPB.
“Në datën 18.01.2023 në ora 22:50 në zonën e Shuto Orizarit, zyrtarë policorë nga Njësiti për polici intervenuese në SPB Shkup kanë privuar nga liria A.A.(45), G.A.(23) dhe një të mitur, të gjithë nga Shkupi dhe sot (19.01.) në ora 01:00 në zonën e Çairit, zyrtarë policorë nga NJPB Çair kanë privuar F.S.(38) nga fshati Studeniçan, Shkup. Të katër personat dyshohet se dje (18.01.2023) në ora 21:20 në zonën e Shuto Orizarit e kanë sulmuar fizikisht A.L.(24) nga Shkupi dhe i kanë marrë para dhe bizhuteri personale”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Brendshme.
Nga aty thonë se janë ndaluar në komisariat, ku me ta është zhvilluar intervista zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të akuzohen për veprën penale “grabitje” nga neni 237 i Kodit penal.