Arrestohen pesë serbë në Kosovë të dyshuar për krime lufte, Prokuroria Speciale jep detaje

Picture of ina-online
ina-online

03/08/2024

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të shtunën se pas një hetimi disamujor, ka arrestuar pesë serbë të dyshuar për krime lufte. Sipas Prokurorisë, të arrestuarit dyshohen se në prill të vitit 1999, në disa fshatra të Komunës së Gjilanit, kanë kryer një sërë krimesh ndaj civilëve shqiptarë, duke përfshirë vrasje, plagosje, djegie, rrëmbime, dhunime, maltretime dhe tortura.

Personat ndaluar janë: D.C., D.N., N.S., S.J., M.Sh. Ata dyshohen se me qëllim dhe dashje kishin vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, dhunuar, rrahur, maltretuar, torturuar fizikisht dhe psiqikisht, plaçkitur, shkatërruar pronat e shqiptarëve dhe djegien e tyre, dëbuar popullatën civile shqiptare, shkatërruar dhe abuzuar objektet kulturore dhe fetare.

Sipas Prokurorisë, “dyshohet se të njëjtit në bashkëkryerje edhe me pjesëtar tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, më 05.04.1999, në orët e para të mëngjesit, kishin ndërmarrë një aksion në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar, ku me qëllim dhe dashje kishin vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, dhunuar, rrahur, maltretuar, torturuar fizikisht dhe psiqikisht, plaçkitur, shkatërruar pronat e shqiptarëve dhe djegien e tyre, dëbuar popullatën civile shqiptare, shkatërruar dhe abuzuar objektet kulturore dhe fetare, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.”

Prokuroria ka bërë me dije do t’i ndërmarrë veprime e mëtejme procedurale ligjore, derisa ndaj kësaj çështjeje penale do të vazhdojë me zhvillimin e hetimeve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar lidhur me arrestimin e pesë serbëve në Kosovë nën akuzat për krime lufte, duke thënë se është provokim i qëllimshëm.

TË FUNDIT
8 minuta
Ekipi i atdhetarëve dhe patriotëve që e shtrinë sovranitetin në Veri të Kosovës
17 orë
REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
22 orë
Bedri Hamza për kryeministër, merr përkrahjen e PDK-së
23 orë
Vuçiq tregon shtatë kërkesat e Serbisë për Kosovën
23 orë
Si i fitoi miliona euro tenderë ndër vite Milan Radojiçiq nga institucionet e Kosovës?

ME TE LEXUARA

23 orë
Banka Qendrore e Kosovës dhe Banka Popullore e RMV-së nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

1 ditë
Bastisja në Leposaviq – Sekuestrohen mbi 5 milionë dinarë e mijëra dollarë dhe euro
1 ditë
Rasti Thaçi dhe të tjerët, trupi gjykues merr një vendim të ri

LEXO MË SHUMË

IMG_0636

Ekipi i atdhetarëve dhe patriotëve që e shtrinë sovranitetin në Veri të Kosovës

BE EU Bashkimi Evropian Unioni Evropian Bruksel

REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit

memli bedri hamza

Bedri Hamza për kryeministër, merr përkrahjen e PDK-së

vucic

Vuçiq tregon shtatë kërkesat e Serbisë për Kosovën

Radojcic vilat pasuria

Si i fitoi miliona euro tenderë ndër vite Milan Radojiçiq nga institucionet e Kosovës?

ahmet ismaili angelovska bezhovska

Banka Qendrore e Kosovës dhe Banka Popullore e RMV-së nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Kurti

Kurti: Vuçiq në koordinim me Rusinë, mbi varrezat masive, po përgatit kërcënime dhe ultimatume të reja ndaj Kosovës

Ali Ahmeti2

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së në Maqedoni, Ahmeti: Duhet të përshpejtohet anëtarësimi i Kosovës në Interpol

sonja biserko

Biserko: Idea e Vuçiqit për “territor të okupuar”, marrëzi

INFO

NA NDIQ