Arrestohen policët malazez që dhunuan Petraq Milon (VIDEO)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22 Shkurt, 2023

Vetëm një ditë pas publikimit të videos së re ku shfaqet anëtari kryesisë së Partisë së Lirisë, Petraq Milo teksa dhunohet nga punonjësit e doganore të Muriqanit, dy policë malazezë kanë rënë në pranga.

Referuar mediave të shtetit fqinj, Prokuroria e Ulqinit ka lëshuar urdhër-arresti për dy efektivët, Nemanja Boljeviç dhe Dragan Shqekiç.

Këta të fundit dyshohet të jenë autorë të atij veprimi të paprecedentë ndaj ish-keshilltarit të Presidentit të ndodhur më 15 Janar në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan.

Në pamjet e bëra virale të dy punonjësit e policisë malazeze shfaqen teksa tentojnë të nxjerrin me forcë nga makina Petraq Milon, madje dhe e dhunojnë atë në sy të familjes së tij.

Ngjarja e regjistruar 1 muaj më parë, nxiti shumë reagim nga zyrtarët e Malit të Zi dhe partitë paralamentare.

Mes tyre ishte dhe Kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviç i cili ndër të tjera tha se për ngjarjen në fjalë janë marrë masa menjëherë pasi efektivët e policisë kanë kryer veprime përtej kompentencave të tyre./ Tv Klan

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kurti

Kurti në NBC: Bandat në veri ose kthehen në Serbi ose arrestohen në Kosovë, pastaj zgjedhjet

varga eurotalks

Politika e Vuçiçit njësoj si e Millosheviçit, Varga për Eurotalks (VIDEO)

rama bbc

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo. Tani është koha për paqe

Aggeler

Aggeler: Maqedoninë e Veriut e presin vendime të vështira, por ne jemi aty

Struga-780x439-1

Struga pret mërgimtarët për sezonin veror

kurti-1

Kurti zbulon një për një, emrat e sulmuesve të KFOR-it

Saimir_Tahiri

Ambasada amerikane reagon pas lirimit të ish-ministrit Tahiri: Do të ketë pasoja

pendarovski-nato

Pendarovski: NATO s’do të lejojë zgjerimin e konflikteve jashtë veriut të Kosovës

james-rubin-xhejms-

Rubin: Rusia përdor mediat për të zbehur mbështetjen e Ballkanit për NATO-n

INFO

NA NDIQ