Arrestohen pronari i “Durmo Turs” dhe 6 persona tjerë

0

Janë arrestuar 7 persona të kompanisë “Durmo- Turs”, për shkak të tragjedisë së “Llaskarcës”, mëson gazeta KOHA, nga burime policore.

Siç mëson KOHA, në mesin e të arrestuarve janë pronari, shoferi i autobusit, shefi i kontrollit teknik dhe katër të punësuar tjerë, për të cilët prokuroria pas hetimit të detajuar ka konstatuar se janë fajtorë të aksidentit tragjik, ku ngelën të vdekur 15 person dhe 37 të lënduar.

Prokuroria Themelore Publike Shkup sot do të informojë për rrjedhën e procedurës në lidhje me aksidentin e autobusit në fshatin Llaskracë.

Aksidenti fatal me autobusin e kompanisë “Durmo Turs” ndodhi më 13 shkurt të këtij viti, ku humbën jetën 15 veta, ndërsa 38 persona të tjerë u lënduan.