Arrestohet anëtari i një grupi kriminal në Durrës, shpërndante heroinë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

06/03/2023

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 34-vjeçar, i cili ishte një kërkim si pjesëtar i një grupi kriminal.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pjesëtari”, pas një hetimi 17-mujor me metoda speciale hetimi, është vënë në pranga D. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Shahinë, Durrës.

“34-vjeçari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje, ishte i shpallur në kërkim, në kuadër të procedimit penal të nisur në shtator të vitit 2021, për një sërë veprash penale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, tha Policia.

“Nga hetimet e kryera gjatë këtij procedimi, u siguruan prova se ky shtetas ishte pjesëtar i një grupi kriminal në Durrës dhe se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, kryesisht të lëndës narkotike heroinë. Në një nga episodet, konkretisht më datë 04.04.2022, është arrestuar në Vlorë, shtetasi P. H., dhe ka rezultuar se lëndën narkotike të llojit heroinë që iu gjet këtij shtetasi, ia ka shitur shtetasi D. Sh.”, njofton Policia e Shtetit.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/738018454575002/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Aksidenti-600x360

Djali i deputetit shqiptar përplasë me makinë biznesmenin e njohur

Sali Berisha

Berisha, për “RAI 3”: Nuk akuzohem për korrupsion, jam nën hetim për arsye politike

ulqin

VOA : Ulqini pret me shpresë urën që e lidh me Shkodrën

ikja

Të dhënat e trishta/ Të rinjtë po ikin në emigracion, të moshuarit punojnë

modelja klevisa ymeri

Me BMW e shpejtësi 170 km/h,shqiptarja përplas për vdekje dy të rinj (FOTO)

Igli Hasani2

Hasani në Hagë ankesa për shqiptarët në Preshevë

Spartak Ngjela

“Enver Hoxha më thirri, u pendova që s’i shkova”, trondit Spartak Ngjela: Më thanë se do më vriste, i kalova poshtë shtëpisë, ai u ngrit…!

begaj qosja sinani

Presidenti Begaj takoi akademikun Rexhep Qosja

aksidenti shqiperi

Vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri, ndër më të lartat në Europë! Vendi ynë, i gjashti në listë

INFO

NA NDIQ