Funksionari i lartë i BDI-së, Ardijan Muça është arrestuar si pjesë e aksionit të madh policor, i cili është zhvilluar këtë mëngjes në Maqedoninë e Veriut në kuadër të arrestimeve për keqpërdorime në Ndërmarrjen Shtetërore Energjetike Elektranat e Maqedonisë së Veriut (ESM).
Ardian Muçka nga qershori i 2022 deri para disa muajve ishte drejtor komercial dhe anëtar i Bordit Drejtues në Elektranat e Maqedonisë së Veriut, kompanisë shtetërore për prodhimin e energjisë elektrike, përcjell INA.
Të dyshuarit akuzohen për krim të organizuar dhe keqpërdorim të thirrjes publike për furnizim me aditivë me çka është shkaktuar dëm prej 6.5 milionë euro në REK Manastir.
Mega aksioni i MPB-së janë përfshirë persona nga Velesi, Negotina, Manastiri, Kërcova dhe Shkupi.
Sipas medieve, i dyshuar dhe i arrestuar është edhe Vasko Kovaçevski, ish drejtor i ESM-së. Ndryshe, Ardijan Muça ka qenë drejtor i N.P. “Parqe dhe Gjelbërime” në Shkup, si dhe kandidat i BDI-së për zgjedhjet për Qytetin e Shkupit.(INA)