Në një aksion të përbashkët të koordinuar të nëpunësve policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike-Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë dhe SPB Shkup-Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë, dje pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve operative, në rajonin e Qendrës nga liria e kanë privuar D.G. (21) nga Shkupi. Gjatë bastisjes, e kryer me urdhër gjyqësor në hapësirat ndihmëse nga ndërtesa të cilat i ka shfrytëzuar, është gjetur dhe sekuestruar terezi dixhitale dhe paketime të marihuanës.
MPB njofton se personi është arrestuar në stacion policor, kurse deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup do të parashtrohet kallëzim penal për vepër penale të kryer sipas nenit 215 të Kodit Penal.
“Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë me masat dhe aktivitetet e përforcuara në drejtim të parandalimit të tregtisë dhe shitjes së drogave narkotike në territorin e tërë shtetit”, theksojnë nga MPB-ja.