Ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan është arrestuar gjatë një paraqitjeje në gjykatë në kryeqytetin Islamabad.
Fawad Chaudhry i partisë Tehreek-e-Insaf (PTI) të Khanit konfirmoi arrestimin në një postim në Twitter të martën, përcjell klankosova.tv.
Chaudhry shkroi në Twitter se kompleksi i Gjykatës së Lartë të Islamabadit është “pushtuar” nga paraushtarakët e Pakistanit Rangers dhe se avokatët “po i nënshtroheshin torturës”.
Pamjet video në mediat lokale treguan Khan duke u shoqëruar në një automjet Rangers.
The arrest of Imran Khan, the former Prime Minister of Pakistan. pic.twitter.com/2vElA4vPFP
— The Spectator Index (@spectatorindex) May 9, 2023