Arrestohet kërcënuesi i presidentes Vjosa Osmani

Picture of Ina Online
Ina Online

27/05/2025

Është arrestuar personi i cili dyshohet se ka kërcënuar përmes e-mailit presidenten Vjosa Osmani. Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore disa mujore, në bashkërendim me Prokurorinë Themelore-Prishtinë, nën dyshimin se një i dyshuar është përfshirë në veprën penale ‘kanosje’, sot më 22.05.2025, ka zbatuar urdhëresën e gjykatës ku është zhvilluar kontrolli në një lokacion në Prishtinë.

Gjatë kontrollit kanë asistuar edhe njësi tjera policore.

Dyshohet se personi i dyshuar, në mënyrë të vazhdueshme, përmes e-maileve ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në drejtim të institucioneve të Republikës së Kosovës si: Prokurorisë së Shtetit, Policisë së Kosovës, Universitetit të Prishtinës, si dhe në drejtim të zyrtarëve të këtyre institucioneve.

Gjatë këtij operacioni policor është arrestuar i dyshuar, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘kanosje’ dhe në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar pajisjet të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: një laptop, një tablet dhe një telefon. I dyshuari me vendim të prokurorit ndalohet për 48 orë.

TË FUNDIT

VMRO-DPMNE prezanton edhe 8 emra të kandidatëve për zgjedhjet lokale

ASh: Mbyllja e kazinove ilegale online që mund të rihapen nga çdo cep i botës – teatër politik! Problemi i vërtetë janë kazinotë fizike

LIVE: Irani godet Izraelin me rrebesh raketash, thyhet mburoja, raketa mbi qendra të banuara

Universiteti i Tetovës nderoi Joseph dhe Shirley Cloyes DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa” (VIDEO)

ISHP-Shkup: Çdo ditë nga një deri në dy raste të sulmeve në tru, 50% prej tyre mund të parashikohen

Murtezani: Gjuha shqipe po zbatohet në Qeveri

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË