Arrestohet një grua për vrasjen e blogerit pro-Kremlinit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

03/04/2023

Hetuesit rusë kanë arrestuar një grua që dyshohet se vrau një bloger të njohur ushtarak në Moskë, i cili përkrahte luftën kundër Ukrainës. Ajo ishte shpallur në kërkim nga Policia ruse.

Zyrtarët rusë thanë se Vladlen Tatarsky, 40-vjeçar, u vra të dielën teksa po drejtonte një diskutim në një lokal në brigjet e lumit Neva në Shën Petersburg. Si pasojë, mbi 30 persona u plagosën nga shpërthimi i bombës dhe 10 prej tyre u lënduan rëndë. Ai kishte më shumë se 560.000 ndjekës në kanalin e tij në Telegram.Mediat ruse raportuan se Tatarsky po takohej me të pranishmit kur një grua i dhuroi atij një kuti që mbante një bust të vogël të tij, që me sa duket shpërtheu më pas. Një dëshmitar tha se një grua që e kishte identifikuar veten si “Nastya” kishte bërë pyetje dhe kishte shkëmbyer disa fjalë me Tatarskyn gjatë ngjarjes.

Dëshmitari tha se ajo i kishte thënë Tatarskit se ajo kishte bërë një bust të blogerit, por i ishte thënë nga rojet e sigurisë që ta linte tek dera, sepse ata dyshonin se ishte një bombë. Më pas, Nastya shkoi te dera, mori bustin dhe ia dha Tatarskit. Pasi vendosi bustin në një tavolinë, sipas dëshmitarit, ka ndodhur shpërthimi.

REN-TV postoi një video të marrë nga një dëshmitar okular që duket se tregon Tatarskyn duke marrë bustin.

Ministria e Brendshme ruse e identifikoi të dyshuarën si Darya Tryopova, 26-vjeçare, banore në Shën Petersburg, e cila ishte arrestuar më parë për pjesëmarrje në protestat kundër luftës. Agjencia e lajmeve Interfax raportoi arrestimin e saj të dielën vonë, por më vonë tha se ajo ishte në arrati, ndërsa nëna dhe motra e saj u thirrën për t’u marrë në pyetje.

Ministria e Brendshme e shpalli atë në kërkim të hënën.

Autoritetet ruse thonë se po hetojnë sulmin në qendër të qytetit të dytë më të madh të Rusisë si një “vrasje e profilit të lartë”.

Askush nuk e mori publikisht përgjegjësinë, por blogerët ushtarakë dhe komentuesit fajësuan menjëherë Ukrainën për sulmin, dhe e krahasuan shpërthimin me vrasjen e gushtit të kaluar të komentatores televizive nacionaliste, Darya Dugina, e cila vdiq pas shpërthimit të makinës së saj në periferi të Moskës.

Autoritetet ruse fajësuan inteligjencën ushtarake të Ukrainës për vdekjen e saj, por Kievi mohoi përfshirjen.

Babai i Darya Dugina, Alexander, një filozof nacionalist dhe teoricien politik që mbështet fuqishëm pushtimin e Ukrainës – i konsideruar “ideologu i Putinit – tha se Tatarsky është një hero “i pavdekshëm” që vdiq për të shpëtuar popullin rus.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se aktivitetet e Vladlen Tatarskyt kanë bërë që ai të “fitojë urrejtjen e regjimit të Kievit” dhe shtoi se ai dhe blogerët e tjerë ushtarakë rusë janë përballur prej kohësh me kërcënime ukrainase.

Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus, Wagner, që drejtonte ofensivën e Moskës në Ukrainën lindore, tha se ai ishte pronar i lokalit ku ndodhi sulmi, dhe ia dorëzoi atë një grupi patriotik për takime. Ai tha se dyshon për përfshirjen e autoriteteve ukrainase, duke shtuar se sulmi ka të ngjarë të jetë nisur nga një “grup radikalësh” që nuk kanë lidhje me qeverinë në Kiev.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt 2022, autoritetet ukrainase nuk kanë marrë përgjegjësinë për zjarre, shpërthime dhe atentate të dukshme në Rusi.

Një zyrtar i lartë i qeverisë ukrainase tha se shpërthimi që vrau Tatarskyn ishte pjesë e trazirave të brendshme.

“Merimangat po hanë njëra-tjetrën në një kavanoz”, shkroi këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, në Twitter. “Çështja se kur terrorizmi i brendshëm do të bëhej instrument i luftës së brendshme politike ishte çështje kohe”.

I lindur në Donbas të Ukrainës, Tatarsky punoi si minator qymyri përpara se të fillonte një biznes mobiljesh. Kur hasi në vështirësi financiare, ai grabiti një bankë dhe u dënua me burg. Ai iku nga paraburgimi pasi një rebelim separatist i mbështetur nga Rusia përfshiu Donbasin në vitin 2014, disa javë pas aneksimit të Gadishullit të Krimesë nga Moska. Më pas, ai u bashkua me rebelët separatistë dhe luftoi në vijën e parë përpara se të niste të merrej me blogun e tij./REL

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Izraeli për çka i shpenzoi 1.5 miliardë dollarë për një natë?

lindja mesme iran irak izrael

Pse Irani sulmoi Izraelin – dhe pse janë armiq?

Antonio Guterres

Sulmet iraniane/ Shefi i OKB-së: As rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një tjetër luftë

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Reagimet nga SHBA, Franca, Britania dhe Egjipti

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Izraeli: Do përgjigjemi ndaj çdo shteti që lejon kalimin e dronëve nga Irani

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Irani thotë se ka përfunduar me sulmin ndaj Izraelit, i kërkon SHBA-së të “qëndrojë larg”

An Ukrainian national flag flag waves over the center of Kharkiv, Ukraine's second-largest city, Friday, Feb. 4, 2022. The situation in Kharkiv, just 40 kilometers (25 miles) from some of the tens of thousands of Russian troops massed at the border of Ukraine, feels particularly perilous. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)

Parlamenti i Ukrainës miraton ligjin e ri për mobilizimin ushtarak! Rregullore e ashpër për burrat, ja çfarë parashikohet

Biden

Biden premton mbështetje ‘të hekurt’ për Izraelin mes frikës së sulmit nga Irani

anije1

Tre armiqtë historik bëhen bashkë kundër Kinës në Paqësor

INFO

NA NDIQ