Arrestohet një zyrtar i lartë policor në Maqedoni, kapet drogë në vlerë 800.000 euro

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, ka informuar për një aksion të përbashkët policor të policsë maqedonase dhe DEA-s amerikane, transmeton gazeta Lajm.

“Në aksion të madh policor bashkë me Agjencinë Amerikane për luftë kundër narkotikëve – DEA, është konfiskuar drogë në vlerë prej 800 mijë eurove, është arrestuar zyrtar i lartë policor”, njoftoi Spasovski në facebook, transmeton gazeta Lajm.
“Vazhdojmë bashkë me partnerët tanë strategjikë në luftën e pakompromis kundër krimit”, ka shtuar Spasovski.