Arrestohet përsëri Florian Marku, pritet të ekstradohet në Greqi

Picture of Ina Online
Ina Online

09/01/2025

Merr një kthesë të papritur historia e boksierit të njohur shqiptar Florian Marku. Ai është arrestuar sërish në Londër pasi arriti të dalë nga burgu në Gjermani.

Top Channel ka siguruar dokumentin e gjykatës së ekstradimeve të Londrës, sipas së cilës bazuar në një urdhër arresti ndërkombëtarë, ka arrestuar dhe ka nxjerrë përpara trupës gjykuese e cila i ka komunikuar akuzat që vijnë nga urdhri arrestit i Greqisë.

Sipas kësaj shkrese Florian Marku akuzohet për tentavtivë vrasje, plagosje me pasoja te rënda, armëbajtje pa leje dhe përdorim arme. Marku ka pranuar me vullnet të plotë të ekstradohet tashmë drejt shtetit grek për të vijuar pjesën e mbetur të dënimit, pasi bëhet fjalë për ngjarjen e vitit 2010 kur ai është përleshur në një klub nate në Selanik ndaj disa shtetasve rus.

Sipas mediave greke për atë ngjarje rëndon një dënim prej 7 vitesh burg për të cilat më parë Florian Maku ka kryer vetëm 1.5 vite. Për momentin Top Channel ka mësuar se në pritje që autoritetet greke të shkojnë ta marrin boksieri shqiptar, i cili ndodhet në një paraburgim të Londrës.

Edhe pse nga pala mbrojtëse është kërkuar që të lihej i lirë me kusht, Gjykata e Ekstradimeve të Londrës e ka rrëzuar poshtë kërkesën nën arsyetimin se ky shtetas nuk mund të lihet i lirë me kusht bazuar tek akuzat serioze të ngritura ndaj tij.

TË FUNDIT

14 profesorë marrin vendime pune në Tetovë, Kasami: Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit

Lidhja me Gjestin, reagojnë sërish familjarët e Eglit

Taravari lajmërohet nga Uashingtoni

Do t’i shpëtojë nominimit, Xumi “detyron” gjithë shtëpinë të hyjnë në tualet

Prokurori Kocevski flet për rastin e Artan Grubit

Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË