Arrestohet serbi në Kumanovë për kontrabandë me emigrantë

Një shtetas i Republikës së Serbisë është zbuluar duke transportuar emigrantë nga Siria në afërsi të fshatit Reçicë të Kumanovës.

Sipas informacioneve të MPB-së, M.Zh.(24) nga Serbia është privuar nga liria sot rreth orës 15:45 pasi është konstatuar se me veturën Saab të cilën e drejtonte ai po transportonte shtatë emigrantë nga Siria. (INA)