Arrestohet shtetasi i Maqedonisë në Kosovë 96 mijë dollarë falso

ina-online
ina-online

30/03/2024

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë gjatë tentimit për të shitur 96.000 dollarë amerikanë të falsifikuar, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Aksioni i Drejtorisë për Luftimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës është zhvilluar mbrëmjen e së premtes, në bashkëpunim me institucionet tjera të sigurisë.

Sektori i hetimeve njoftoi se shtetasi i dyshuar maqedonas I. D. (1970) u kap në flagrancë duke tentuar të qarkullonte 96 mijë dollarët amerikanë të dyshuar si të falsifikuar. Të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Policia tha se i dyshuari po shiste 100 dollarë të falsifikuar për 40 euro.

“Në aksionin policor janë konfiskuar 960 kartëmonedha prej 100 dollarë amerikanë në vlerë të përgjithshme prej 96.000 dollarë amerikanë, veturë e përdorur në rastin e të raportuarit dhe një telefon celular”, ka thënë Policia e Kosovës.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1265

Sondazhi i IRI: Serbia aleati më i rëndësishëm për qytetarët maqedonas, Bullgaria, Rusia dhe Kosova shihen si kërcënim

kandidatet president maqedoni zgjedhjet

Edhe 4 ditë deri në përfundim të fushatës për zgjedhjet presidenciale, ja çfarë premtojnë e për çfarë akuzojnë kandidatët

FB_IMG_1713533454518

VLEN takon mërgatën shqiptare në Berlin dhe Cyrih

IMG_1268

Anketa e CRPC: VMRO-DPMNE në avantazh para LSDM-së, VLEN para Frontit Evropian, ja si janë me deputetë?

boki-649x430

Boki 13: Kam kërcënime nga politikanët aktualë nga pushteti! Zoran Zaev është gjithçka, vetëm jo njeri që e mbron ligjin

kurti mediat

Ushtrimet serbe në kufi, Kurti: Serbia paraqet kërcenim për Kosovën

kandidatet president maqedoni zgjedhjet

Anketa e CRPC: Davkova para Pendarovskit, Taravari dhe Osmani në një garë të ngushtë! (TABELA)

taravari kurti

Arben Taravari dhe Kryeministri Albin Kurti vizitojnë Zvicrën

stevo pendarovski

Pendarovski premton Veting për politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët

INFO

NA NDIQ