Arrihet marrëveshja: Von der Leyen, Costa dhe Kallas në krye të BE-së

Picture of INA
INA

25/06/2024

Liderët e Bashkimit Europian kanë arritur një vendim të përbashkët për tre postet kryesore të bllokut.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, marrëveshja mbështet treshen e kandidatëve të raportuar më parë: Ursula von der Leyen për presidente të Komisionit Evropian, António Costa për president të Këshillit Evropian dhe Kaja Kallas për Përfaqësuesen e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.

Gjashtë liderët e Bashkimit Evropian që veprojnë si negociatorë të partive kryesore të qendrës, Popullorëve, Socialistëve dhe Liberalëve, kanë nënshkruar marrëveshjen paraprake për të ndarë postet kryesore të bllokut pas zgjedhjeve evropiane të qershorit.

Emrat ishin thuajse të finalizuar në mbledhjen jozyrtare të liderëve gjatë javës së shkuar, por siç raportohet, u finalizuan pas një telefonate midis Donald Tusk të Polonisë, Kyriakos Mitsotakis të Greqisë, Olaf Scholz të Gjermanisë, Pedro Sánchez të Spanjës, Emmanuel Macron të Francës dhe Mark Rutte të Holandës.

Tusk dhe Mitsotakis përfaqësojnë Partinë Popullore Evropiane (EPP) të qendrës së djathtë, Scholz dhe Sanchez Social-Demokratët (S&D) dhe Macron dhe Rutte familjen liberale të Renew Europe.

Të tre partitë pritet të punojnë së bashku dhe të ndërtojnë një koalicion të qëndrueshëm që mund të mbështesë mandatin e dytë të Von der Leyen.

Përzgjedhja e posteve kryesore duhet të ratifikohet nga të 27 liderët në një samit vendimtar më vonë gjatë kësaj jave, gjatë të cilit ata do të miratojnë gjithashtu Agjendën Strategjike për pesë vitet e ardhshme.

TË FUNDIT
5 minuta
Bashkëshortja e ish-ushtarit të UÇK-së tregon si u ndalua nga autoritetet në Maqedoni
2 orë
Kurti reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut
2 orë
A do të vazhdojë Fatmir Bytyqi të jetë pjesë e LSDM-së?
4 orë
Ministri ukrainas i mbrojtjes: 500 mijë trupa ruse po rrethojnë vendin!
4 orë
Pajisja misterioze: A po komunikonte atentatori i Donald Trump me dikë tjetër?

ME TE LEXUARA

19 orë
Është rihapur vendkalimi kufitar Bogorodicë-Evzoni me Greqinë
2 orë
Kurti reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut
17 orë
Turizmi në Shqipëri u rrit me 86%! Raporti i Komisionit Europian analizon shifrat
5 minuta
Bashkëshortja e ish-ushtarit të UÇK-së tregon si u ndalua nga autoritetet në Maqedoni
1 ditë
Çfarë bëri atentatori i Donald Trump 48 orë përpara se të qëllonte ish-Presidentin amerikan

LEXO MË SHUMË

arrest ushtar

Bashkëshortja e ish-ushtarit të UÇK-së tregon si u ndalua nga autoritetet në Maqedoni

Kurti

Kurti reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut

Fatmir-Bytyqi

A do të vazhdojë Fatmir Bytyqi të jetë pjesë e LSDM-së?

ukraine-ushtare-rusi-kiev

Ministri ukrainas i mbrojtjes: 500 mijë trupa ruse po rrethojnë vendin!

Trump Thomas Matthew Crooks tomas metju kroks

Pajisja misterioze: A po komunikonte atentatori i Donald Trump me dikë tjetër?

vlora hyseni

SHISH: Luftuam spiunazhin serb dhe rus në Shqipëri

policia serbe vrasje serbi

Vrasja e policit në Serbi, Daçiq thotë se në vendin e ngjarjes u gjet një pasaportë e një kosovari, çka po ndodhë

janusz bugajski

Bugajski: Agjencia e Sigurisë në Mal të Zi e mbushur plot me agjentë rusë dhe serbë

Biden

Biden rezulton pozitiv me COVID-19, rikthehet në Shtëpinë e Bardhë

INFO

NA NDIQ