Arrihet marrëveshje, biblioteka e Tetovës nuk do të dislokohet

Picture of INA
INA

21/09/2023

Ministria e Kulturës heq dorë nga dislokimi i menjëhershëm i bibliotekës së Tetovës, te hapësirat e ish Fakultetit të Arteve Muzikore. Nga Biblioteka e Tetovës thonë se komisioni ka konstatuar se hapësirat ku planifikohet dislokimi duhet të rinovohen dhe të adoptohen për bibliotekë, ndërsa do ketë edhe rreth 80 metra katror hapësirë shtesë, për nevojat e këtij institucioni.

“Ishte delegacioni prej Ministrisë, përfaqësuesja për biblioteka dhe ajo për investime dhe pas një mbledhjeje të gjatë, i inspektuam pjesët ku duan të na transferojnë dhe e panë si është gjendja. Atë ditë ramë në ujdi që këto hapësira ku duhet të shkojmë të rinovohen dhe të adoptohen për bibliotekë, dhe Ministria e mori përsipër këtë që këto pjesë të bëhen të shrytëzueshme për bibliotekën dhe na u premtua që përveç kësaj të kemi edhe hapësirat shtesë që gjithë kohës i kemi kërkuar”, deklaroi Mahi Murtezani. Biblioteka e Tetovës.
Këtë e konfirmoi edhe Ministrja e Kulturës. Konstadinovska Stojçevska akuzoi drejtoreshën e Bibliotekës së Tetovës për realizim të agjendave politike përmes këtij institucioni.

“Ajo që nuk e arsyetoj është manipulimi me drejtoreshën gjoja se i bëhet shtypje dhe se të punësuarit nuk duan transferimin, por, përkundrazi, ekipi i formuar që në fillim, ishte në vendngjarje që në fillim dhe bashkëpunon me të punësuarit në bibliotekë. Unë nuk do lejoj të dëmtohet dhe të punohet pa ndërgjegje me asnjë objekt kulture të udhëhiqet keq, sepse drejtoresha nuk ishte aty për bisedë, dhe ajo që u rregullua nga ana e saj me të drejtën e nënshkrimit shkaku se ishte në pushim mjekësor, dhe kur tentonim të biem në kontakt me drejtoreshën ajo nuk përgjigjej. Mua më vjen shumë keq që ende ka njerëz që edhe këto institucione i shfrytëzojnë për përplasje politike”, u shpreh Bisera Konstadinovska Stojçevska. Ministre e Kulturës.

Pas këtij vendimi të Ministrisë së Kulturës, biblioteka e Tetovës, tashmë do bëj pranimin e hapësirave të reja, pas çka edhe do fillojë rinovimi i tyre si fazë para shpërnguljes në hapësirat e reja. /Alsat

TË FUNDIT
7 orë
Granit Osmani është caktuar drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe
8 orë
Herolind Sakipi, drejtor i ri i ISHP Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë
10 orë
Fatime Fetai doktoroi në fakultetin juridik në Shkup
12 orë
Këto janë të përzgjedhurit për drejtorë nga ASH e Taravarit në Kumanovë
14 orë
Ali Ahmeti: Beteja për legjitimit dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

ME TE LEXUARA

8 orë
Herolind Sakipi, drejtor i ri i ISHP Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë
23 orë
Mot me diell dhe temperatura deri në 42 gradë Celsius
17 orë
Çfarë Trump i tha sigurimit pak sekonda pasi u qëllua
7 orë
Granit Osmani është caktuar drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe
22 orë
FBI identifikon sulmuesin, kush është autori 20 vjeçar që qëlloi me armë Donald Trump!

LEXO MË SHUMË

IMG_4368

Granit Osmani është caktuar drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe

herol-750x896

Herolind Sakipi, drejtor i ri i ISHP Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë

IMG_4366

Fatime Fetai doktoroi në fakultetin juridik në Shkup

arben taravari kumanove

Këto janë të përzgjedhurit për drejtorë nga ASH e Taravarit në Kumanovë

Ali Ahmeti fronti

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimit dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

IMG_4361

Kasami: VLEN po shkon drejt bashkimit të strukturave

IMG_4362

Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!

IMG_4360

Taravari: Ahmeti di të veprojë si opozitar i vërtetë

IMG_4359

Mexhiti për tubimin e BDI-së: Po bëjnë si “pula pa kokë”

INFO

NA NDIQ