Arrihet marrëveshje politike për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani

Picture of INA
INA

13/11/2025

Drejtuesit e grupeve parlamentare të CDU/CSU dhe SPD kanë arritur një marrëveshje bazë për mënyrën se si do të organizohet shërbimi ushtarak i ardhshëm në Gjermani, raportoi televizioni ARD. Marrëveshja u arrit pas konsultimeve mes ministrit të Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD) dhe përfaqësuesve të partive të koalicionit.

Në takim morën pjesë drejtuesit e grupeve parlamentare të CDU/CSU dhe SPD, Jens Spahn (CDU) dhe Matthias Miersch (SPD), si dhe ekspertë të mbrojtjes nga të dyja partitë.

Detajet pritet të bëhen publike të sot, të enjten (13 nëntor), por sipas mediave gjermane, modeli i rënë në ujdi parashikon kontroll mjekësor të detyrueshëm për të gjithë grupmoshën e të rinjve çdo vit. Nëse numri i vullnetarëve nuk do të jetë i mjaftueshëm, do të përdoret një sistem lotarie për të përcaktuar se kush duhet t’i bashkohet Bundeswehr-it (ushtrisë gjermane).

Ky model ka marrë mbështetje të fortë politike ditët e fundit, pasi shihet si kompromis mes shërbimit vullnetar dhe atij të detyrueshëm.

Mosmarrëveshje për modelin e rekrutimit
Në projektligjin fillestar, ministri Pistorius kishte propozuar shërbim vullnetar për të tërhequr rekrutë në Bundeswehr. Por CDU/CSU kishte kërkuar një mekanizëm automatik rekrutimi në rast se nuk paraqiteshin mjaftueshëm vullnetarë — çka shkaktoi mosmarrëveshje të gjata brenda koalicionit.

Pas javësh konsultimesh, ekspertët e mbrojtjes nga CDU/CSU dhe SPD hartuan një propozim kompromisi, që përfshin sistem lotarie për zgjedhjen e kandidatëve për shërbimin e detyrueshëm, pa përfshirë të gjitha grupmoshat. Në rast të mungesës së vullnetarëve, burrat e përzgjedhur sipas nevojave të ushtrisë do të rekrutoheshin përmes lotarisë.

Forcimi i Bundeswehr-it
Përballë kërcënimit që paraqet Rusia dhe ndryshimeve strategjike të NATO-s, Gjermania planifikon të rrisë ndjeshëm numrin e forcave të armatosura — nga rreth 180.000 aktualisht në 260.000 efektivë (burra dhe gra) si pjesë e trupës së përhershme.

Gjithashtu, pritet rritje e numrit të rezervistëve deri në 200.000, përmes shërbimit të ri të detyrueshëm ushtarak.

TË FUNDIT

Ish bashkëshortja e Shpat Kasapit banore në “Big Brother” apo Jo?!

Kreu i FSHF nuk kënaqet: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë

Miqësorja Maqedoni e Veriut – Letoni përfundon pa gola në Shkup

Silvinjo i gëzohet fitores historike: Ia dolëm! Krenar për 9 milionë shqiptarët…

Dua Lipa në krye të një industrie që gjeneron miliarda – 4000 të punësuar falë saj

Doli nga shtypi libri i profesorit Kushtrim Ahmeti me titull “Michel Foucault – Pushteti, Dija, Individi”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË