27 liderët e BE-së arritën një marrëveshje për paketën e ndihmës prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën, sipas një njoftimi të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, menjëherë pas fillimit të Samitit. BE po merr përgjegjësinë në mbështetje të Ukrainës; ne e dimë se çfarë është në rrezik, tha Michel në një postim në X. Postimi u shoqërua me një foto të të gjithë liderëve pjesëmarrës në takim, rreth një tavoline ku ishte edhe Viktor Orban. Në fakt pritej që presidenti i Hungarisë Viktor Orban të bllokonte paketën e ndihmës siç kishte bërë tashmë në një samit evropian dhjetorin e kaluar. Orban kishte thënë se donte një rishikim të politikës së BE-së ndaj Ukrainës dhe kishte vënë në pikëpyetje miratimin e ndihmës për Ukrainën për katër vitet e ardhshme. /Alsat.mk
Arrihet pakti, BE-ja i jep 50 miliardë dollarë Ukrainës
INA
01/02/2024
TË FUNDIT