Arrin në 42 mijë e 310 numri i viktimave nga tërmetet në Turqi

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22/02/2023

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave i Turqisë ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme është rritur në 42 mijë e 310 viktima.

AFAD njoftoi se dy tërmetet me qendër në Kahramanmaraş u pasuan nga 7 mijë e 184 pasgoditje, shkruan Anadolu.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë goditën edhe dhjetë provinca të tjera, respektivisht provincat Adana, Adımay, Diyarbakır, Hatay, Gaziantep, Malatya, Kilis, Osmaniye, Elaziğ dhe Şanlıurfa, ndërsa u prekën mbi 13 milionë njerëz.

AFAD njoftoi se në zonën e tërmetit ekipet ngritën gjithsej 301 mijë e 289 tenda dhe 6 mijë e 375 kontejnerë që u dërguan nga ministritë dhe institucionet përkatëse, si dhe nga vende të tjera dhe organizata ndërkombëtare.

Më tej, tha se gjithsej 14 mijë e 740 personel vendas dhe ndërkombëtar i kërkim-shpëtimit janë duke punuar aktualisht në terren.

Gjithsej 698 mijë e 244 persona kanë marrë mbështetje psikosociale, me 497 mijë e 93 në zonën de tërmetit dhe 201 mijë e 151 jashtë zonës së tërmetit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

UNICEF refugjate

UNICEF përsërit thirrjen për armëpushim pasi numri i fëmijëve të vrarë në Gaza tejkalon 14 mijë

nafta tregjet

Rritet çmimi i naftës menjëherë pas sulmit të Izraelit drejt Iranit

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

CNN: Izraeli e sulmon Iranin

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Izraeli për çka i shpenzoi 1.5 miliardë dollarë për një natë?

lindja mesme iran irak izrael

Pse Irani sulmoi Izraelin – dhe pse janë armiq?

Antonio Guterres

Sulmet iraniane/ Shefi i OKB-së: As rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një tjetër luftë

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Reagimet nga SHBA, Franca, Britania dhe Egjipti

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Izraeli: Do përgjigjemi ndaj çdo shteti që lejon kalimin e dronëve nga Irani

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Irani thotë se ka përfunduar me sulmin ndaj Izraelit, i kërkon SHBA-së të “qëndrojë larg”

INFO

NA NDIQ