Një përballje e shumëpritur, taktikisht e një niveli shumë të lartë, por në fund Arsenali fitoi tri pikët ndaj Liverpoolit.
Topcinjtë e Londrës regjistruan një sukses me peshë për ambiciet e tyre për titullin kampion ndaj kryesuesve të Liverpool. Fitore 3-1 dhe që për momentin i mban dy pikë larg vendit të parë që mbahet nga The Reds.
Skuadra e Mikel Artetës tregoi grintë dhe vendosmëri dhe finalizimet e Martinellit dhe Leandro Trossard në pjesën e dytë vulosën tri pikët për londinezët. Më herët, Saka zhbllokoi rezultatin, ndërsa Gabriel shkaktoi një autogol në fundin e pjesës së parë.Momenti vendimtar i sfidës u regjistrua në minutën e 74’, kur Gabriel Martinelli përfitoi nga një dhuratë e Liverpoolit, për të shënuar me portën e boshatisur. Një moment konfuzioni ndërmjet Van Dijk dhe Allison ia bënë shumë të thjeshtë brazilianit që gjeti edhe rrjetën e pestë sezonale.Elementi kryesor i takimit mes Arsenalit dhe Liverpoolit ishte padyshim kontrolli i mesfushës nga Topcinjtë e Londrës. Jorginho me vetëm ndeshjen e pestë të sezonit në Premier League dhe Declan Rice që u shfaq decisiv me përballimin e presion të Liverpoolit, krijuan një partneritet të shkëlqyer që ia kufizuan veprimet lojtarëve të Liverpool. Pozicionimi i Jorginho dhe Rice i dha shumë lirshmëri në shkëmbimet e tyre Martin Odegaard dhe Kai Havertz. Në pjesën e dytë, Havertz duhej të kishte më shumë prezencë fizike, por ai i dha Arsenalit një pikë të mirë referimi dhe u sigurua që skuadra e tij të ruante rrezikshmërinë përpara. Ishte kontrolli i tij i zgjuar i topit që detyroi dhe Konaten të dilte me kartonin e dytë të verdhë.
Në ndeshjen e muajit të kaluar në raundin e tretë të FA Cup, Liverpool e pati të vështirë të përballonte intensitetin dhe presionin e lartë të Arsenalit, por me shumë cinizëm ata arritën të kalonin më tej me fitoren 2-0. Por, në këtë ndeshje pati një histori tjetër. Në përballjen e së dielës, u duk se skuadra e Klopp do të mësonte nga gabimet dhe nuk do t’i jepte kontroll të tepruar Topcinjve, por dhe këtë herë ata u ndëshkuan. Arsenali ishte vazhdimisht më i shpejtë në rikuperimin e topit, dominoi mesfushën dhe mbi të gjitha detyroi skuadrën e Klopp të gaboi në gjysmëfushën e saj. Përballja e Emirates konsiderohej e rëndësishme për garën e titullit, por vetëm Arsenalit e trajtoi në një mënyrë të tillë. /Supersport