Arsenal ka gati ofertën për yllin e Barcelonës

Arsenal është i gatshëm të kontaktojë me klubin spanjoll Barcelona sapo të mbërrijë afati kalimtar veror për t’i shfaqur interesimin për talentin francezOusmane Dembelen.

Përfaqësuesi francez u transferua në Barcelonë në vitin 2017, pas shitjes së Neymarit në PSG.

Dembele ka marrë disa lëndime në fillim të karrierës së tij te klubi katalanas dhe raportohet se Arsenali mund t’i ofrojë atij një rrugë shpëtimi.

Thuhet se Pierre-Emerick Aubameyang i ka bërë thirrje Arsene Wengerit të bëjë ofertë për ish-bashkëlojtarin e tij te Borussia Dortmund. /albeu.com/