Arsenal largon Wengerin, vjen Ancelotti

Carlo Ancelotti është pajtuar të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare me Arsenalin.

Ai do ta zëvendësojë, Arsene Wenger verën e këtij viti, shkruan Corriere dello Sport, njofton Klan Kosova.

Revolveristët patën nënshkruar një zgjatje kontrate për dy vjet e gjysmë me Wenger, por duket se kanë humbur durimin pas lojërave të dobëta në Premier Ligë dhe janë gati t’i lëvizin gjërat.

Ish-bosi i Chelseas Ancelotti duket të jetë njeriu që kanë besim në të.

Italiani ishte i papunë, pasi Bayern Munich e largoi në mungesë rezultatesh. /KlanKosova/