Arsenal pëson disfatën e radhës

0

Jamie Vardy e ka kthyer Arsenalin në viktimën e preferuar, teksa në 12 ndeshje të zhvilluara ndaj “Topçinjve”, ka arritur të shënojë 11 gola dhe një asistim, njofton Insajderi.

Pikërisht golin e 12, sulmuesi anglez e shënoi ditën e sotme, në përballjen mes Arsenalit dhe Leicester City. Vardy u fut nga banka rezervë në minutën e 60’ dhe në minutën e 80’ shënoi golin e avantazhit për Leicester, i cili ishte i vetmi i ndeshjes, duke i dhënë kështu “Dhelprave” fitoren me rezultat minimal prej 0:1.

Në këtë mënyrë, Leicester rikthehet te fitorja pas dy humbjeve në kampionat dhe shkon në vendin e katërt në tabelë me 12 pikë, ndërsa Arsenali qëndron në vendin e 10 me nëntë pike të mbledhura pas gjashtë gjirosh të zhvilluara në Premie League.