Arsenali “rrëmben” Superkupën e Anglisë

ina-online
ina-online

6 Gusht, 2023

Arsenal ka fituar trofeun e 17-të të Superkupës së Anglisë, pasi mundi me penallti Manchester Cityn. Në “Wembley” koha e rregullt përfundoi 1-1, në një sfidë spektakolare.

Skuadra e drejtuar nga Michel Arteta iu afrua shumë golit në minutën e 25-të me Havertz dhe Martinelli, por as njëri as tjetri nuk u treguan të saktë, duke shpërdoruar kështu një rast të artë.

Në fundin e fraksionit, portieri Ortega shpëton portën nga një gol i sigurt, teksa sërish Havertz gaboi nga fare pranë portës. Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola bën lëvizjen e duhur në pjesën e dytë, duke larguar Haaland dhe duke aktivizuar Cole Palmer. Pikërisht Palmer, mesfushori 21-vjeçar shndërron në gol një kundërsulm perfekt të Citizens në minutën e 77-të.

Atëherë kur ishte menduar se fati i takimit ishte vendosur tashmë, Trossard vendos ekuilibrat në minutën e 100-të, duke dërguar ndeshjen në penallti. Nga 11-metrat më të saktë u treguan lojtarët e Arsenalit, pasi “tundën rrjetën” me Odegaard, Trossard, Saka dhe Vieria. Në krahun tjetër, duket se nuk ishte nata e kampionëve të Europës, pasi gabuan me De Bruyne dhe Rodri, ndërsa Silva nuk fali.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

xherdan shaqiri

Messi, Busquets, Shaqiri, njihuni me lojtarët më të paguar në ligën MLS

ffk

Reagim i FFK-së në lidhje me pankartat shoviniste në ndeshjen Olympiakos – Aris

xavi cavi

Xavi: Jemi përmirësuar në sulm, gabojmë në mbrojtje

rashica gol beshiktash

VIDEO/ Rashica shënon këtë gol të bukur, por s’e shpëton dot Besiktasin nga humbja

Pep Guardiola

Cityt i prishet aeroplani, lojtarët do të udhëtojnë me autobus

girona

Girona befasia e sezonit në La Liga, lider duke lënë mbrapa emra të mëdhenj

nedim-Sassuolos,

Interi pëson humbjen e parë, Bajrami shënon në fitoren e Sassuolos në “San Siro” (video)

manchester united

Manchester United, objektivi i madh për muajin janar quhet Gnabry. Super oferta gati…

montella

Zbulohet klauzola speciale, Federata Turke i ka vënë një kusht Montellës në kontratë

INFO

NA NDIQ