Arsenali ka kompletuar transferimin e mbrojtësit holandez, Jurrien Timber.
Timber transferohet nga skuadra e Ajaxit për 40 milionë euro.
22-vjeçari do të jetë përforcim shtesë për qendrën e mbrojtës së skuadrës që drejtohet nga trajneri Mikel Arteta, ndërsa ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.
“Jemi shumë të lumtur që Jurrien na u është bashkuar. Ai është mbrojtës që luan në disa pozita dhe është i ri në moshë”, ka thënë trajneri i Arsenalit, Arteta.
Timber në edicionin e kaluar zhvilloi 47 ndeshje në të gjitha garat.
Pati dy gola të shënuar e dy asistime.