Arsim Dalipi sfidon kundërkandidatin: Kush merr një votë më pak, të tërhiqet nga gara

Picture of INA
INA

17/10/2025

Kandidati për kryetar komune të Strugës, dr Arsim Dalipi, në një konferencë për shtyp ka hapur nje sfidë ndaj kundërkandidatit të tij, duke e ftuar që të pranojë publikisht një garë të ndershme dhe të pranojë rezultatin e 19 tetorit.
Në fjalimin e tij, Dalipi theksoi se gjatë fushatës është vërejtur një atmosferë e qartë kontrasti mes dy kampeve, siç tha ai, “nga ana jonë besim, eufori dhe frymë në çdo cep të Strugës, ndërsa nga ana tjetër frikë dhe vetmi nga humbja e sigurt.”
“Ai zgjodhi pushtetin, unë zgjodha popullin. Ai shkon me para e asfaltime në kohë fushate, unë shkoj te qytetarët me ndershmërinë time, gjënë më të çmuar që kam”, deklaroi Dalipi.
Dalipi theksoi se vota nuk mund të blihet, duke e cilësuar atë si nder, dinjitet dhe ardhmërinë e çdo shtëpie Ai i bëri thirrje kundërshtarit të tij që të tregojë guxim dhe të pranojë sfidën publike.
“E përsëris publikisht, kush nga ne merr një votë më pak, të tërhiqet nga gara dhe ta pranojë humbjen. Ke kohë deri në fillimin e heshtjes zgjedhore, nëse ke guxim,” tha Dalipi.
Ai u shpreh i bindur për fitoren, duke theksuar se Struga ka vendosur dhe se fitorja është e qytetarëve.

TË FUNDIT

Big Brother rikthehet në Top Channel, por me një ‘fytyrë’ të re

E FUNDIT: Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!

VLEN finalizon listën: Ja ndryshimet ministrore dhe pozitat kyçe që pritet të ndërrohen

FOTO/Dafina Zeqiri surpizohet nga bashkëshorti, i dhuron makinë “Rolls Royce” me vlerë rreth gjysmë milioni euro

Zbulohet se kur do të nisë “Big Brother VIP Albania 5″

Ilas Veseli zgjidhet kryetar i ri i Këshillit Komunal të Sarajit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË