Arsim Gjergji zgjidhet asamblist në Komunën e Gracit

ina-online
ina-online

19/01/2024

Për Arsim Gjergjin sot ka qenë një ditë e lumtur. Ai, edhe zyrtarisht është betuar si asamblist në komunën e Gracit. Këtë ulëse, Arsimi e ka fituar pas një zëvendësimi në asamble nga ana e partisë, por edhe duke qenë prej shumë vitesh anëtar i partisë Socialdemokrate të Austrisë (SPÖ) dhe pjesëmarrës i rregullte në zgjedhjet e kësaj komune. Më këtë rast, Arsim Gjergji bëhet shqiptari me pozitën më të lartë në politikën austriake.

Lajmin për zyrtarizmin e tij si asamblist në Komunën e Grazit (Grazer Gemeinderat) e ka bërë të ditur edhe me anë të rrjeteve të tij sociale:

“Jam shumë i lumtur të njoftoj se sot u betova zyrtarisht si asamblist i Gracit nga partia SPÖ. Kjo është një ditë shumë e veçantë për mua dhe do të doja të përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë mbështetësit nga zemra. Besimi juaj do të thotë shumë për mua dhe është një kënaqësi dhe nder i madh të kryej këtë rol të përgjegjshëm për të gjithë njerëzit në Grac dhe të ndihmoj në formimin e zhvillimit të qytetit të Gracit”, shkruan ai.

“Jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë e madhe që vjen me këtë rol të ri! Unë premtoj se do t’ua kushtoj gjithë energjinë time nevojave, dëshirave dhe ideve të banorëve të Graci”, thekson Arsimi në vazhdim.

Arsim Gjergji njihet si aktivist i devotshëm jo vetëm në politikën austriake, por edhe në komunitetin shqiptar.

Ndryshe, ai është gastronom, pronar i restorantit “Eleven” në qytetin e Gracit si dhe menaxher i Shtëpisë së Kulturës në Gatkorn. /Albinfo.ch

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-02-26-00-40-56-655_com.facebook.katana-edit

Shqiptari që ka restorant në Gjermani s’ua merr asnjë cent klientëve shqiptarë

punetoret-800x445

Si e humbi jetën mërgimtari 43 vjeçar në Itali

protesta-nju-jork2

Shoqata Malësia e Madhe në New York, zgjodhi kryesinë e re : Kryetar i ri me mandat dy vjeçar u zgjodh Senad Lulanaj

shtetesia amerikane lotaria

Tarifat e aplikimit për shtetësi amerikane do të rriten për herë të parë në 8 vjet

qendra kulturore zagreb

Hapja solemne e Qendës Kulturore Shqiptare në Zagreb

policia gjermane gjermani

41-vjeçarja nga Maqedonia goditet me thikë nga burri i saj në Gjermani në sy të djalit të saj të mitur

supermarketet-800x445

Në të ardhmen, Coopi zviceran do të shesë perime nga Shqipëria

zvicer-policia

Shtetasi i Maqedonisë dëbohet nga Zvicra

femijet mergimtare greqi diaspora

Mimoza Hysa: 8 milionë folës të shqipes që jetojnë jashtë vendit, domosdoshmëri ruajtja e gjuhës shqipe

INFO

NA NDIQ