Arsim Sinani një profil i lartë intelektual dhe zë i fuqishëm i opozitarizmit

Picture of ina-online
ina-online

14/05/2024

Në Maqedoninë e Veriut jo vetëm politikanë, prijës të partive politike dhe figura tjera politike kanë kontribuar për arritje të rëndësishme kombëtare që nga pavarësia e vendit por po aq kontribut shumë dimensional kanë dhënë edhe figura të njohura intelektuale si Arsim Sinani.

Si i ri Arsim Sinani politikën e pa si interes publik e jo për karrierë politike duke qenë pjesë e stafit të politikanit të njohur dhe mendimtarit Arben Xhaferi pikërisht gjatë luftës së Kosovës. Ai ishte ndërlidhësi ndër më kryesorët me ndërkombëtarët pikërisht në kohën kur Arben Xhaferi veç rëndësisë që pati me organikën politike të UÇK-së brenda hapësirave shqiptare por ishte një këshillëdhënës thelbësor në ngjarjet e vrullshme gjatë Konferencsë së Rambujesë.

Arsimi duke ardhur nga një familje patriotike si djali i veprimtarit të njohur Ramadan Sinani, si i ri menjëherë pas luftës në Kosovë u hodh në sektorin medial në Kosovë për disa vite me radhë duke qenë pjesë e stafit udhëheqës i së përditshmes “Epoka e Re”. Lidhjet që krijoi si gazetar ai i formësoi më vonë në rrafshin shkencor dhe publik si në Kosovë ashtu dhe në Maqedoni të Veriut. Personalisht ai krijoi lidhje jo vetëm shoqërore por me interes publik me personalietet politike dhe shtetërore shqiptare, si me ish kryeministrin e parë të Kosovës Bajram Rexhepi, ish Presidentët Thaçi e Sejdiu, me ish presidentët shqiptar Sali Berisha, Ilir Meta, Bujar Nishani, Bamir Topi e Alfred Mojsiu, Bajram Kosumi si dhe me Presidentin aktual Bajram Begaj. Të gjithë të lartpërmendurit dhe shumë personaliete tjera Arsim Sinani vitin që shkoi i pati dhe panelistë në Shkollën për Lidership për të rinjtë në Tetovë.

Preokupimet e tij për avancimin e çështjes shqiptare në Maqedoni të Veriut ishin koherente dhe të pandalshme. Ai është një zë i fuqishëm i opozitarizmit për çështjen shqiptare.

Në këtë prizëm Arsim Sinani mbanë kontakte të vazhdueshme me personalitete të mëdha kombëtare dhe akademikë të shquar si Rexhep Qosja, Ismail Kadare, dhe shumë emra të njohur të diplomacisë e historisë kombëtare si Blerim Reka, Paskal Milo, Jame Shea e shumë të tjerë. Poashtu mjaft i afërt me kreun e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin, me të cilin ruan kontakte nga rinia.

Arsimi sa i përket aftësimit shkencor veç fakultetit, doktoratoi në Universitetin e Tiranës me temën që kishte në fokus zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut me bazë Marrëveshjen e Ohrit.

Se kombi nuk mund të zhvillohet pa kulturën dhe shkencën Arsim Sinani më së miri e merr përsipër interesin dhe kujdesin publik ta shoqërojë me organizime të shumta debative, mediatike, kulturore por mbi të gjitha shkencore. Ai është botues i Revistës për shkencë “Diskutime”, udhëheq tribuna shkencore brenda dhe jashtë vendit, merr pjesë në seminare dhe konferenca të shumta shkencore duke botuar dhe vetë punime me relevancë shkencore në revista prestigjioze.

Arsim Sinani ndër vitesh është pedagog i regullt i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina në Programin e Antropologjisë duke udhëhequr aktualisht Institutin për studime sociale dhe humanistike. Ai poashtu dha një kontribut edhe në Universittein e Tetovës, si mësimdhënës jo i rregullt dhe zëdhënës i Universitetit. Dimensionet e mësimdhënies e kapin një gamë të gjerë të lëndëve nga fusha e kulturës dhe identitetit kombëtar, trashëgimisë kulturore, medias dhe komunikimit, etnolinguistikës, etj.

Duke qenë aktual gjithmonë me rrjedhat politike dhe shoqërore me fokus tërësisht interesin shqiptar, Arsim Sinani ishte pjesë e panelit si analist politik në mediat më të njohura shqiptare, rajonale dhe më gjerë, duke qenë një zë i fuqishëm i opozitarizmit dhe kritik i fortë ndaj fenomeneve negative të qeverisjes dhe një debatues me fuqi argumentuese përballë shumë politikanëve shqiptarë. (INA)

TË FUNDIT
31 minuta
Rrufeja godet aeroplanin Cyrih-Shkup
2 orë
LSDM më 30 qershor do të zgjedh kryetarin e ri
3 orë
Ibrahimi: BDI të shkojë në opozitë, të mendojë dhe të reflektojë
3 orë
Seancë e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së për zgjedhjet e parakohshme brenda partisë për kryesinë e re
3 orë
Siljanovska: E respektoj Marrëveshjen e Prespës, deklaratën e kam nënshkruar me emrin aktual kushtetues

ME TE LEXUARA

11 orë
Nesër seanca konstituive e Kuvendit
7 orë
Kurti në hapjen e edicionit të 21-të të Javës së Bibliotekës
18 orë
Ka ndërruar jetë njëri nga të plagosurit në Rrugën e Plastikave
3 orë
Ibrahimi: BDI të shkojë në opozitë, të mendojë dhe të reflektojë
11 orë
Bogoev: Jam i aftë për të qenë lider i LSDM-së

LEXO MË SHUMË

mjegull-aeroport aeroplan avion

Rrufeja godet aeroplanin Cyrih-Shkup

LSDM SDSM

LSDM më 30 qershor do të zgjedh kryetarin e ri

zeqirija ibrahimi zeka

Ibrahimi: BDI të shkojë në opozitë, të mendojë dhe të reflektojë

lsdm koalicioni

Seancë e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së për zgjedhjet e parakohshme brenda partisë për kryesinë e re

Gordana Siljanovska Davkova

Siljanovska: E respektoj Marrëveshjen e Prespës, deklaratën e kam nënshkruar me emrin aktual kushtetues

fature-market

Për një vit, kostoja e jetesës në RMV është rritur për 200 euro

kshz

KSHZ refuzon ankesën e Frontit Europian për rivotimin në Llërcë

kasami tubim

Bilall Kasami heq dorë nga mandati i deputetit

vmro

VMRO kërkon përgjegjësi për sallat kirurgjike, thotë se ministri Demiri nuk e ka idenë se çfarë po ndodh

INFO

NA NDIQ