Analisti dhe Profesori Arsim Sinani ka reaguar ndaj incidentit në aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Ska burrë nane që e prek Vjosa Osmani-n AA
》Si nuk u skuqe mor burrë i dheut, kur e shëtisje në Ohër, Vuçiçin.
》Si nuk u skuqe kur e lejove Lavrovin të vijë në mes të Shkupit.
》Si nuk u skuqe për planin e Bujar Osmanit për Veriun e Kosovës.
》Si nuk u skuqe për milionat e nipave të tu.
》Si nuk u skuqe për Open Ballkanin, trim Ali Ahmeti.
》Si nuk u skuqe kur për inat e bllokoje rrugën Prizren-Tetovë.
》 Për zotin me pas pak burrni moti kishe ik , ‘hero Ali Ahmeti.
》Po ata që ti i ke vendos në aeroport, a do skuqen që e shfrytëzojnë tranzicionin.
》●《 Në ndërkohë ke heshtë se s’ta prek askush pasurinë, që e ke bë ndër vite me djersën e shqiptarit.”, ka shkruar Sinani. (INA)