Arsimi 2023: Libra të vonuar, bomba të rreme, rezultate të dobëta në testimin PISA

INA
INA

02/01/2024

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme janë në pushim dimëror dhe në bankat shkollore do të kthehen më 22 janar për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2023/2024. Viti shkollor për herë të parë do të përfundojë më 17 qershor sepse me vendim të Qeverisë tashmë do të ketë edhe pushim pranveror, nga 29 prilli deri më 5 maj 2024.

Në vitin kalendarik 2023 vazhdoi zbatimi i Konceptit për arsimin fillor, i filluar në vitin 2020, dhe u përsërit problemi me vonesën e librave të rinj – këtë vit për klasën e tretë dhe të gjashtë. MASH-i dhe MPB-ja me javë të tëra u përballën me kërcënimet për kinse bomba të kurdisura në shkolla, nxënësit në Maqedoninë e Veriut treguan rezultate nën mesataren në testimin e ri ndërkombëtar PISA.

Nxënësit e klasës së tretë i morën librat në gjysmën e parë të shtatorit, ndërsa nxënësit e klasës së gjashtë kanë pritur deri në nëntor. Edhe të parët edhe të dytët në vitin 2023/2024, mësojnë sipas programeve të reja në bazë të Konceptit për Arsimin Fillor, i cili po zbatohet në faza për tre vjet. Pas kritikave se librat janë vonuar edhe në këtë vit shkollor, MASH-i sqaroi se programet mësimore u ishin dorëzuar me vonesë nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit (për klasën e tretë në dhjetor 2022, për klasën e gjashtë në mars 2023), sqaroi se duhet kohë për të hartuar dorëshkrimet e librave sipas programeve të reja dhe kohë e mjaftueshme për fazat e tjera – shqyrtimi dhe miratimi nga Komisioni Kombëtar i Librave, dizajni grafik dhe përzgjedhja e një operatori ekonomik për shtypje, përpara se të dorëzohen në shkolla.

Që të mos ketë vonesa edhe në vitin e ardhshëm shkollor, kur sipas programit të ri do të mësojnë vetëm nxënësit e klasave të shtata, ministri Jeton Shaqiri kërkoi që programet të jenë të gatshme deri në fund të nëntorit dhe BZHA i dorëzoi në afatin e paraparë. Shumë shpejtë pastaj MASH-i publikoi edhe shpallje/thirrje për ekipe të autorëve të cilët do t’i shkruajnë dorëshkrimet për librat e rinj për klasën e shtatë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

autobus-besa

Aktvendimi për “Besa Transin” do të shpallet më 7 mars

Hristijan Mickoski

Mickoski ankohet: Byreku me jogurt është bërë 120 denarë

Afrim Gashi

Gashi optimist: Mbase sot përfundojmë procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për Taravari

ahmeti-grubi-bujar-osmani-arber

Ademi: Osmani është i pari në listë, kemi mbledhur mbi 9.000 nënshkrime

kuvendi parlamenti

Të mërkurën deputetët do të votojnë për anëtarin e KSHZ-së dhe Ligjin për lojërat e fatit

bujar osmani

Osmani: Ukraina është vetëm stacioni i parë i ambicies imperialiste ruse, në radhë është Ballkani

kasami tetove nenshkrime

“Ndryshimin nuk e ndal as pushteti e as Rusia”, Kasami: Po të kishte më shumë zyra KSHZ, nënshkrimet do të mblidheshin për një ditë

IMG_9311

Taravari: Nënshkrim i Juaj është Frymëzim dhe Nder për Mua! Ndryshimi ka Nis!

derivate nafta dizeli benzin

Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

INFO

NA NDIQ