Arsimi dhe Politika në Maqedoni

Picture of INA
INA

01/09/2023

Nga: Muhamer Pajaziti

Shumica e shteteve më të zhvilluara në botë i kanë përqëndruar investimet e tyre në dije, me qëllimin për ti përmirësuar shërbimet në secilën fushë të jetës.

Sikur që ndërtohet një shtëpi apo një ndërtesë me themel të fortë, këto shtete i kushtojnë rëndësi arsimit fillor dhe më pas niveleve tjera.

Hartojnë kurrikula dhe module, për ti aftësuar fëmijët të jenë personalitete dhe të mësohen të jetojnë me dinjitet dhe moral të fortë.

Këtë e arrijnë duke i stimuluar dhe investuar tek arsimtarët, të cilët i edukojnë brezat e rinjë dhe më pas nxjerrin mjekë, inxhinierë, juristë, arstistë, politikanë, e shumë profesione tjera që mbrojnë ngjyrat e atdheut të tyre.

Në radhë të parë në këto shtete çmohet dhe vlerësohet puna e një mësimdhënësi, sepse në fund të fundit për këtë ata kanë më së shumti nevojë.

Por, çfarë ndodhë në Maqedoninë e Veriut, ku rroga e një arsimtari është qesharake ose katër herë më e vogël se e një deputeti që për katër vite fle gjumë në bankat e Parlamentit.

Arismtari që të gjithëve na i mësoi shkronjën A, është i nënvlerësuar, i mbytur në borxhe e kredi, jeton me një banesë dydhomëshe dhe me përplotë telashe tjera nuk dorëzohet… merr ditarin në duar, dhuron buzëqeshje dhe dije për fëmijët tanë.

Përpos kushteve të rënda për jetë, arsimtarët dhe mësuesit në gjithë vendin heqin të zitë e ullirit nga politikanët, që dikur ishin nxënësit më të dobët të tyre. Pikërishtë këta i trajtojnë pa asnjë respekt, duke i detyruar të marrin pjesë në aktivitete partiake e tubime, ndryshe do ja ndalin e kafshatën e bukës për fëmijët e tyre.

Kështu është puna e arsimtarëve në Maqedoni, që pas pavarësimit të vendit. Të gjitha partitë politike kanë abuzuar me ta. Si pasoj, mësuesit e fëmijëve tanë sot fatkeqisht gëzojnë pak respekt nga e gjithë shoqëria. Në një odë apo mbledhi ata kanë një vend të pa përfillshëm, ndërkaq politikanit hajdut i bëjnë naze dhe i mblidhen si miza pas “mjaltit”.

Shpeshherë edhe luajnë e bëjnë shaka me ata, duke bërë thashetheme se nga pa aftësia kanë mbetur të varfër. Por e vërteta është se ata kanë zgjedhur të jetojnë me faqe të bardhë e dinjitet, duke e përpi me shumë vështirësi të vërtetën dhe realitetin e hidhur.

Shoqëria jonë nuk duhet të jetë indiferente ndaj këtyre zhvillimeve. Duhet ti përkrahim të gjithë mësimdhënësit, të stimulohen të mirët sepse bëhet fjalë për personalitetet më të shquara të kombit tonë që po edukojnë fëmijët tanë. Ti respektojmë ata, të jemi mirënjohës, por jo edhe ndaj atyre mësuesve analfabetë që zaptuan vendet e punës me teseretë partiake dhe lidhjet familjare, që po masakrojnë brezat e rinj, duke i nxjerrë pa kokërr dije.

Ti dërgojmë një mesazh edhe kryeministrit që të gjej zgjidhje për arsimtarët, siç ka gjetur për veten dhe deputetët dembelë që po zhvasin buxhetin e shtetit pa bërë asnjë punë dhe duke mbytur perspektivën e rinisë tonë që po e braktisë vendin. Në fund të fundit mësuesit janë profesioni që i krijon të gjitha profesionet tjera.

TË FUNDIT
16 orë
Pse shumë vende myslimane nuk e njohin Kosovën si shtet
2 ditë
Përralla sllavomaqedonase...
2 ditë
Balanceri dhe punësimet e BDI-së
3 ditë
Profecia e kamarierës greke për shqiptarët e Nanos
3 ditë
Ministri "kokë me vete" që duhet shkarkuar dhe nxitimi zevzek i Presidentes..!

ME TE LEXUARA

16 orë
Pse shumë vende myslimane nuk e njohin Kosovën si shtet

LEXO MË SHUMË

KOSOVA

Pse shumë vende myslimane nuk e njohin Kosovën si shtet

Eugen-Shehu

Përralla sllavomaqedonase…

rexhail ramadani

Balanceri dhe punësimet e BDI-së

fatos nano

Profecia e kamarierës greke për shqiptarët e Nanos

Nijazi Muhamedi

Ministri “kokë me vete” që duhet shkarkuar dhe nxitimi zevzek i Presidentes..!

MUHAMERI

Balansuesi drejt Strasburgut apo Ligj të ri për përfaqësim të drejtë?

fejzi hajdari

Dështimi i politikave shqiptare që nga 1991, pasojë e teatrit të sotëm të përplasjeve absurde

fejzi hajdari

Dështimit i politikave shqiptare që nga 1991, pasojë e teatrit të sotëm të përplasjeve absurde

Krenar Lloga

Lloga: Gjykata Kushtetuese po bën “grushtet”!

INFO

NA NDIQ