Arsimtar, e kemi marrë vizën për Gjermani

INA
INA

02/12/2023

shkruan: Muhamer Pajaziti

Arsimtar, e kemi marrë vizën për Gjermani. Fëmijët tanë nesër nuk do të vijnë në shkollë.

Ky njoftim kobshëm i prindërve për kujdestarët e klasave, është bërë refren i shpeshtë dhe i përsëritur.

Profesor jam duke e pritur terminin dhe së shpejti do të largohem, do të ik nga ky vend.

Kështu po na zbazen klasat në shkolla e amfiteatrot në universitete.Po mbesim pa asetin tonë kryesor dhe më të rëndësishëm rininë.

Po ikin edhe të rinjtë me profesione dhe zanate të çmuara. Ky vend po shkon për lesh, do të mbeten vetëm nënat dhe baballarët në mosha të thyera dhe me zemra të thyera.

Politika po flet për integrime edhe unë them se duhet një kauzë dhe projekt i përbashkët për rininë tonë.

Trajtoni me kujdesë dhe repsektë të rinjtë, ofroni bursa dinjitoze, ofroni shkollim adekuat duke ndjekur trended më të reja, paga dinjitoze dhe mirëqenie, lejoni konkurrencën dhe meritokracinë.

Mundësoni të jetojnë me dinjitet dhe mos e lejoni të na ik ky thesar i çmuar. Pa rini jemi të shkretë.

Kjo politikë na ka lodhur me integrimin evropianë të cilin as nuk e kupton.

Integrimi nënkupton forcimin e brendshëm dhe rritjen e mirëqenies, sepse edhe kohët e fundit tregojnë se edhe BE-ja, përkatësisht shtetet anëtare të saj po kalojnë faza kritike, sidomos në lidhje me vendet e punës dhe mirëqenien sociale.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

nexhat

Ndryshimi duhet edhe në ekonomi

enkel demi

Për “sharlatanët” tanë që dalin në media dhe peticionin e intelektualëve

Xhelal Zejneli

Luftërat Ballkanike – Krimet Serbe ndaj shqiptarëve

sadri-ramabaja1

Lidhja në unison e të ardhmes së Shkupit dhe Mitrovicës

Latif Arifi

Po me Arbenitën ç’patët?

vebi xhemaili

Më ngadalë pak me zotri Taravarin

Kimete-Berisha

Imami që e ka privatizuar ahiretin dhe tregtia me trishtimin!

xheladin zeneli

Ata shqiptarë që udhëtojnë me ‘Air Serbia’, në mënyrë indirekte përkrahin aktet luftënxitëse të Serbisë kundër Kosovës !

kongresi i berlinit

Mbiemrat e shqiptarëve janë sllavizuar pas Kongresit të Berlinit

INFO

NA NDIQ