Arsimtarët kërkojnë që të mos bashkohet lëndët mësimore dhe të t’u rriten rrogat

INA
INA

24/05/2023

Sindikata e pavarur e arsimit dhe Sindikata e pavarur e arsimit dhe shkencës (SPASH) në Shkup sot kanë mbajtur protestë, siç kanë theksuar, në interes të të drejtave të puninjësve të arsimit dhe kanë kërkuar që të mos bashkohen lëndët mësimore dhe të bëhen marrëveshjet kolektive.

Protesta nisi në mesditë nga Parku i gruas dhe të pranishmit shkuan në këmbë drejt godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ku mbajtën fjalime.

Njerëzit e parë të sindikatave thanë se shprehin pakënaqësinë e tyre si pasojë e mungesës së dialogut social, nëpërkëmbjes së të drejtave të punëtorëve, nëpërkëmbjes së dinjitetit të punonjësve të arsimit, mospërfilljes së ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive. Ata njoftuan se nëse nuk do të ketë dëgjim dhe nëse nuk ndodhin ndryshime rrënjësore së shpejti nga ana e MASH-it, do të bëjnë thirrje për hapa më radikalë, që nënkupton organizimin e një “greve të thjeshtë apo të bardhë” në varësi të mbështetjes sindikaliste.

Anëtarët e sindikatës shprehen të pakënaqur me njoftimet për bashkim të disa lëndëve mësimore Gjeografi, Histori, Kimi, Fizikë, Biologji, Edukatë Qytetare, Etikë, Informatikë dhe Edukim Teknik. Sipas kryetarit të Sindikatës së pavarur për arsim, Tomisllav Gievski, mund të shkaktojë humbje të një pjese të vendeve të punës, dhe në të njëjtën kohë cenon integritetin profesional të punonjësve.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Menduh Thaci

Thaçi thotë se Albin Kurti s’ka asnjë njeri në Maqedoni

europe elect

Anketa e “Europe Elects”: Arben Taravari prinë para Bujar Osmanit

IMG_1293

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

oliver spasovski

Spasovski: Nuk dorëzohemi, pensionin minimal e rrisim në 20 mijë denarë

anita-angellovska bezhovska

Angellovska- Bezhoska paralajmëron ulje deri në 4 % të inflacionit

Screenshot_2024-04-19-19-07-50-881_com.android.chrome-edit

Prani e madhe e njësive policore në Haraçinë të Shkupit

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

MASH i ka njoftuar shkollat se ditët jopune për shkak të zgjedhjeve do të punohen të shtunave

INFO

NA NDIQ