Më 8 tetor në Greqi do të zhvillohen zgjedhjet lokale për zgjedhjen e kryebashkiakëve dhe anëtarëve të këshillave bashkiak. Zgjedhjet do të mbahen në 13 rajone të Greqisë dhe përfshijnë 332 bashki.
Edhe në këtë garë elektorale nuk mungojnë kandidatë shqiptare. Ndër emrat e parë që bëhen publikë është ai i Aristea Litou, kandidate për këshillin bashkiak të Janinës. Emri i saj nuk është i panjohur për komunitetin shqiptare, e aq më pak për komunitetin e artistëve pasi ajo drejton një shkollë prestigjioze baleti.
Në njoftimin e saj për kandidturën ajo shkruan:
“Duke shpallur kandidaturën time me “Unitetin e Qytetarëve të Janinës së Re” dhe kreun e saj, Thomas Bega, deklaroj se jam gati të punoj seriozisht dhe me përgjegjësi pranë tij, sepse besoj në vlerat që ai mbështet, sepse ne jemi të lidhura me synime të përbashkëta për qytetin tonë, sepse ne kemi një vizion të përbashkët për një qytet të zgjuar, modern dhe funksional. Unë e përfytyroj Janinën si një qytet që u përket qytetarëve të saj, që krijon mundësi të barabarta dhe ndërsa rritet, modernizohet, bëhet pol i atraksion dhe destinacion për grekët dhe të huajt, duke ruajtur edhe sot identitetin e tij unik multikulturor. Një qytet me pasuri dhe traditë kulturore, i cili përmes eventeve artistike e shpirtërore, aktiviteteve sportive dhe programeve edukative, ka prioritet, me pjesëmarrjen e të gjithëve.
Së bashku mund të zbukurojmë Janinën tonë, kryeqytetin e Epirit, qytetin e letrave dhe të arteve, i cili meriton të ketë një vend të spikatur në jetën kulturore të vendit tonë dhe jo vetëm…, duke zhvilluar në të njëjtën kohë diplomacinë kulturore dhe duke rigjallëruar kthesën e faqes, duke ndërthurur aktivitetin ekonomik dhe prosperitetin./DiasporaShqiptare