Skuadra e FC Shkupi pësoi disfatë nga Levski me rezultat 0:2, në sfidën e parë të raundit të dytë eliminatore në Ligën e Konferencës. Trajneri i FC Shkupit, Çihat Arslan, pas ndeshjes theksoi se rezultati është ndryshe nga ajo që ndodhi në terren.
Ne patëm tre raste në pjesën e parë. Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të mi, ata treguan pasion. Më vjen keq për golin e dytë, kemi punuar shumë në rivënien nga këndi, por ka pasur një rënie të përqendrimit në sekondat e fundit, nuk kam pse të ankohem. Urime Levskit, por rezultati i kësaj ndeshjeje nuk është real. Do të doja të bëja një koment për arbitrin. Si mund të ndodhë, pra duhet të ketë ndonjë rregull për delegimin e gjyqtarëve, kur dihet që kundërshtari ynë i ardhshëm potencial duhet të jetë nga Lituania apo Izraeli. Epo, si mund të jetë arbitri i kësaj ndeshjeje nga Izraeli. Rezultati nuk është në favorin tonë, por ne nuk shkojmë në Sofje për t’u dorëzuar, përkundrazi. Ne do të luajmë sërish mirë dhe do të korrigjojmë gabimet”, ka mes tjerash trajneri Arslan.