Arsovska shkarkoi drejtoreshën e “Higjienës Komunale” Kosana Mazneva

ina-online
ina-online

13/10/2023

Kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e NP “Higjiena Komunale” Kosana Mazneva-Nikoliq. Mazneva-Nikoliq ka konfirmuar për Sdk.mk se është shkarkuar nga pozita e saj, por nuk e di pse, transmeton Portalb.mk.

“Është e vërtetë, më kanë shkarkuar nga funksioni i u.d drejtor i ndërmarrjes. Autoritetet e qytetit që marrin vendimet duhet të përgjigjen për arsyet pse u pushova. Nuk bëhet fjalë për tërheqjen time dhe as nuk kam kërkuar të largohem nga ndërmarrja. Përkundrazi, gjatë gjithë kësaj periudhe kam punuar shumë për të përmirësuar kushtet e punës së punëtorëve”, tha Mazneva-Nikoliq.

Në ndërmarrje u shfaq u.d drejtori i ri Goce Trajkovski, emërimin e të cilit për Sdk.mk e konfirmuan edhe nga Qyteti i Shkupit.

Shkarkimi i Mazneva-Nikoliq vjen tre muaj pas protestave në “Higjienën komunale” kur Arsovska e vlerësoi atë si një grua të guximshme që iu kundërvu mafiozëve.

“Ajo bëri diçka që burrat nuk e kanë bërë për 30 vjet. Njerëzit kanë vite që nuk shkojnë të punojnë këtu, merreni dhe bëni kërkime si gazetarë. Vozisnin kamionë në Gjermani dhe paguheshin. Duhet pastruar më këto gjëra dhe me influencuesit nga partitë që po pozojnë nëpër qytet dhe për 30 vjet e kanë menaxhuar këtë ndërmarrje”, foli atëkohë Arsovska me ton të lartë.

Arsovska e emëroi Mazneva-Nikoliqin për drejtoreshë të “Higjienës Komunale” vitin e kaluar në korrik, pas shkarkimit të Enuz Kokësnga Aleanca për Shqiptarët, pasi vëllai i tij mori pjesë në një incident, gjegjësisht siç akuzoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se donte ta vriste pikërisht atë.

Kujtojmë se kryetarja Danella Arsovska ka ndërruar gjithsej 36 drejtorë në 16 institucione nën kompetencë të Qytetit të Shkupi.

Postin e kryetares së Qytetit të Shkupit Arsovska e mori në nëntor të vitit 2021, pra në këtë detyrë ajo është plot 22 muaj. Sipas kësaj të paktën një ndërmarrje apo institucion në muaj ka mbetur pa person drejtues, ndërsa në këtë post është emëruar një tjetër.

Pas ardhjes së Arsovskës në krye të Qytetit të Shkupit numri më i madh i drejtorëve, rreth katër, janë ndërruar në ndërmarrjen Parkingu i Qytetit, ndërsa nga tre drejtorë janë ndërruar në ndërmarrjen Rrugë dhe Rrugica, ndërmarrjen e Qarkullimit Publik dhe ndërmarrjen Ujësjellësi dhe  Kanalizimet.

Të vetmet institucione që janë nën ingerencat e qytetit dhe ku Arsovska nuk e ka ndërruar drejtorin janë Qendra Kulturore e Fëmijëve Karposh, Salla Universale dhe Shtëpia e Kulturës “Koço Racin”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arben taravari ziadin sela

Arben Taravari: ASH e fortë dhe unike, ka vite që lexojmë lajme për përçarje

3fb9fdb9-5211-407a-a732-9132e4550a33-1392x815

Mexhiti, Kasami dhe Gashi takojnë Islam Aliajn, deputetin shqiptar në Zvicër

Ilire Dauti

Deputetja që zhvillon betejën për shqiptarët pa nënshtetësi

Boban Stefkovski Gazi Baba

LSDM: Kryetarët e VMRO-së marrin 1500 euro rrogë, ndërsa qytetarëve të Gazi Babës u kanë borxhe

moti dimer acar temperatura

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

bujar-osmani-kovacevski-ahmeti

Ky do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni ?! (FOTO)

tanja fajon

Fajon: Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme që vendi të ecë përpara

Naim Murseli

Naim Murseli hyn në gjykatë fshehurazi nga mediat, çka e pret porositësin e vrasjes së gruas

mjeke

Gjermania po ndryshon sistemin e pushimit mjekësor

INFO

NA NDIQ