Arsovska u zotua para banorëve të Gazi Babës se s’ka më premtime boshe

Danela Arsovska, kandidatja për kryetare të Qytetit të Shkupit, mbrëmë e vizitoi komunën e Gazi Babës, ku përmes bisedës me banorët u informua për projektet që u janë premtuar, por që kurrë s’јanë realizuar, si dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen në zgjidhjen e problemet që e
tangojnë gjithë komunën dhe kryeqytetin.

“Nga ajo që pata rastin ta diskutoj sot me banorët që jetojnë në Gazi Babë, mund të konkludoj se komuna ka shumë probleme – financiare, teknike, kadrovike. Është e nevojshme vënia në funksion e ndriçimit rrugor, asfaltimi i një pjese të rrugëve, gjetja e zgjidhjeve për
trafikun në disa rrugë kryesore, investim në më shumë kënde lojrash për fëmijë dhe salla sportive, ndërtim i rrjeteve të kanalizimeve dhe
rikonstruimi i disa objekteve të rëndësishme, dhe këto janë vetëm disa nga kërkesat që banorët i ndanë me mua. Mendoj se as nuk janë shumë, as
të pamundura për tu realizuar. Përkundrazi, me zgjidhje sistemike, organizim të mirë dhe strategjinë e duhur, ne mund të përmirësojmë jetën e përditshme të qytetarëve të Gazi Babës ”- tha Danela Arsovska.