Arsyeja pse Facebook, Instagram dhe WhatsApp ishin jashtë shërbimi

0

Facebook pranoi publikisht ditën e djeshme ekzistencën e problemeve.
Facebook dhe Instagram ishin offline përgjatë gjithë ditës së Mërkure dhe tashmë kemi përgjigjen pse. Sipas Facebook, ndërprerja ishte si rezultat i një ndryshimi konfigurimi në servera.

Rrjeti social tha se problemi është adresuar dhe të gjitha produktet dhe shërbimet janë të aksesueshme përsëri. “Ju kërkojmë thellësisht ndjesë për ndërprerjen e shërbimit dhe vlerësojmë durimin e të gjithëve,” tha kompania.

Ndërprerja që preku jo vetëm shërbimin e Facebook por edhe aplikacionet Instagram dhe WhatsApp, zgjati për pothuajse 14 orë sipas CNN.

DownDetector, një uebsajt i cili lejon përdoruesit të raportojnë kur një shërbim është i paaksesueshëm online u përmbyt nga raportime. Sajti merrte mijëra raportime në orë nga mbarë bota.

Facebook pranoi publikisht ditën e djeshme në një cicërimë ekzistencën e problemeve. Por me shpejtësi mohoi spekulimet se ndërprerja erdhi nga një sulm DDoS.

Instagram konfirmoi në rrjetin social Twitter se ishte kthyer online mëngjesin e së Enjtes. Blackout të tilla janë të rralla për Facebook por që është i dyti në pak muaj.

Në Nëntor pati probleme të ngjashme duke bllokuar aksesin në Facebook, Instagram dhe WhatsApp. Atëherë kompania tha se problemet erdhën nga një testim rutinë që po u bëhej serverëve të rrjetit social, raporton PCW.