Arsyet kryesore pse po ju bien flokët

Iliria News Agency
Iliria News Agency

01/04/2023

Julian Mackay-Wiggan, një profesor dhe drejtor i njësisë kërkimore klinike në departamentin e dermatologjisë në University of Columbia, shprehet se ka 7 arsye kryesore që shkaktojnë rënien e flokëve:

Floku juaj është i tejpërpunuar: Duhet të zgjidhni produkte pa përmbajtje sulfatesh.

Jeni i stresuar: Telogen effluvium është emri klinik për humbjen e flokëve që ndodh pasi trupi juaj ka kaluar nëpër një përvojë dramatike, si operacion, humbje peshe drastike, shtatzëni, apo stres ekstrem. Flokët rriten në tre cikle: rritja, “pushimi” dhe rënia. Gjatë telogen effluvium, flokët kalojnë më shpejt se normalja dy fazat e para . Për fat të mirë, telogen effluvium është e përkohshme, kështu që flokët tuaj i kthehen normalitetit, pasi trupi juaj të tejkalojë stresin e tepërt.

Ndiqni një dietë të varfër ushqimore: Hiqni dorë nga ushqimet e përpunuara, fast-food, ushqimi i konservuar dhe shtoni sa më shumë përbërës të ushqyeshëm si vitamina, proteina, hekur, magnez dhe kalcium.

Laheni me ujë të nxehtë: Një ndër gabimet më të shpeshta që bëni kur lani flokët është përdorimi i ujit të nxehtë. Kjo është tejet e gabuar, pasi uji i nxehtë ka në përmbajtjen e tij minerale gëlqerore të cilat në kontakt me shampon dhe balsamin shkaktojnë rënie flokësh. Zgjidhni një temperaturë mesatare.

Vuani nga gjëndrat tiroide: Rritja e funksionit të tiroides dhe ulja e funksionit të tiroides shkaktojnë njëkohësisht rënie të flokëve.

Vuani nga sindromi policistik ovarian: Ky çrregullim endokrin shkakton një çekuilibër hormonal, që çon në nivele të rritura të testosteronit. Kjo mund të rezultojë në humbjen e flokëve.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vaji-780x439-1

Skuqja në të njëjtin vaj? Shkencëtarët zbulojnë rrezikun serioz, ja çfarë i bën mëlçisë, zorrëve dhe trurit

gjumi

Një e treta e popullsisë së botës vuan nga pagjumësia – fajtorët kryesorë janë këto dy pije

ora koha dimerore

Një mjek zbuloi se cili grup njerëzish është më i prekur nga ndryshimi i orës së diellit

truri-1

Me sëmundjen e epilepsisë në vend numërohen 13.824 të sëmurë

cigar-elektronike1

Pothuajse 80% e mjekëve gabimisht besojnë se nikotina shkakton kancer të mushkërive

vaksina-korona

Shkencëtarët në Britaninë e Madhe po zhvillojnë një vaksinë kundër kancerit të mushkërive

hurme

Pse është e rëndësishme të konsumoni hurme?

sindrom-down

Dita Botërore e Sindromës Down

lenglimoni1-750x500-1

Përse duhet të pini ujë me limon në mëngjes?

INFO

NA NDIQ