Arsyet pse duhet të hani vezë në mëngjes

INA
INA

25/11/2023

Arsyet pse duhet të hani vezë në mëngjes

Shumë njerëz mendojnë se produktet si tërshëra janë zgjedhja më e mirë për vaktin e parë të ditës, por ky është një koncept i gabuar.

Vezët janë të shijshme dhe duhet të jenë pjesë e vaktit të mëngjesit. Ato përmbajnë shumë proteina dhe ndihmojnë në uljen rrezikut të shtimit në peshë në krahasim me vaktet e tjera që shumica e njerëzve zgjedhin si mëngjes.

7 arsye të vlefshme se përse vezët duhet të jenë gjithmonë pjesë e mëngjesit tuaj.

Vezët ju bëjnë të ndiheni të ngopur për më gjatë

Proteina dhe yndyra tek vezët ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të energjisë, duke ju mbajtur të ngopur për më gjatë.

Ndihmojnë në humbjen e peshës

Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë vezë për mëngjes kanë më shumë gjasa të humbin peshë sesa ata që hanë bukë apo diçka tjetër për mëngjes.

Janë një burim i madh i proteinave

Vezët janë një nga burimet më të mira të proteinave, që do të thotë se ato përmbajnë të gjitha aminoacidet thelbësore që duhet të marrim nga regjimet tona ushqimore.

Rekomandohet të konsumoni të paktën një vezë në ditë për të pasur një regjim ushqimor të ekuilibruar

Vezët janë të lira

Në krahasim me ushqimet e tjera me proteina të larta, si mishi i kuq, vezët me janë më të lira dhe mund të gjenden lehtësisht kudo.

Nuk e përkeqësojnë kolesterolin

Edhe pse është e vërtetë që vezët përmbajnë një sasi të konsiderueshme të kolesterolit, studimet e fundit tregojnë që kjo nuk ndikon në përkeqësimin e niveleve të kolesterolit.

Ndihmojnë në zhvillimin e trurit dhe kujtesës

Vezët përmbajnë kolinë, një lëndë ushqyese që stimulon zhvillimin dhe funksionin e trurit. Gjithashtu konsumi i tyre përmirëson kujtesën dhe vigjilencën.

Mbrojnë shikimin tuaj

Dy antioksidantë të pranishëm tek veza si luteina dhe zeaxanthin, lidhen me mbrojtjen e syve nga dëmtimet ndaj ekspozimit nën rrezet e dëmshme të diellit.

Gjithashtu konsumi i tyre mund të ulë edhe rrezikun e mundësisë për të zhvilluar katarakt në pleqëri. /AgroWeb.org

Durmishi: Të gjitha rrugët që menaxhohen nga ministria janë të kalueshme
Read more

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arra

3 arsye të forta përse duhet të hani më shumë arra

vitamina-D

Dhimbjet që ju shkaktohen si pasojë e mungesës së vitaminës D

fruthi

ISHP: Gjithsej 903 persona me linë e dhenve në janar

gjumi

Rregullat për gjumë të mirë

rruza-te-gjakut

Ngritja e nivelit të sheqerit në gjak nuk ndodh vetëm pas ngrënies së një vakti të pasur me karbohidrate apo sheqerna.

pije te gazuara gazume limenka kanace

Një pije e gazuar në ditë rrit rrezikun për kancer

IMG_9135

Alkaloid shkruan historinë, prezanton ilaçin e ri të lëngshëm Omeprazol

Dhembe buzeqeshje

Dentisti zbulon një gabim të zakonshëm që e bëni derisa i pastroni dhëmbët

diabet

Diabetikët në hall për insulinën e duhur, shoqatat alarmojnë, ministria thotë gjithçka në rregull

INFO

NA NDIQ