Arsyet pse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës!

Picture of INA
INA

21/06/2024

Mes orëve të gjata të punës, përgjegjësive familjare dhe lajmeve të shumta, nuk është çudi që mund të ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës. Megjithatë, ekspertët thonë se ndërsa lodhja mund të jetë e zakonshme, kjo nuk do të thotë se është normale apo e shëndetshme, shkruan Mirror.

Në fakt, lodhja mund të ketë shumë shkaqe, duke filluar nga dieta deri te shëndeti mendor.

Dieta

Nuk duhet të jetë befasi që dieta mund të ketë efekt në nivelet tuaja të energjisë.

“Një dietë me ushqime të përpunuara, sheqer dhe yndyrna të pashëndetshme mund të kontribuojë në lodhje. Këto ushqime mund të shkaktojnë rënie të sheqerit në gjak dhe mungesë të lëndëve ushqyese thelbësore, për të cilaat trupi ka nevojë për të funksionuar në mënyrë efektive, duke çuar në ndjenjën e lodhjes”, shpjegon Nicholas Dragolea, një mjek britanik që punon me Noble Medical.

Keni mungesë të vitaminës D

Mungesa e vitaminës D mund të ndikojë gjithashtu në nivelet e energjisë, thonë ekspertët. Studimet tregojnë se 42 për qind e popullsisë amerikane ka mungesë të vitaminës D.

“Nivelet më pak se optimale të vitaminës D mund të kontribuojnë në lodhje, gjumë të dobët, ndjenja të trishtimit dhe një sërë problemesh të tjera”, ka thënë Kathryn Werner, psikiatre.

Nuk ushtroni mjaftueshëm

Një tjetër shkak i zakonshëm i lodhjes kronike është mungesa e ushtrimeve – që do të thotë se mund të përmirësoni shëndetin duke u ngritur dhe duke lëvizur më shpesh.

“Mungesa e aktivitetit fizik mund të çojë në dobësi të muskujve dhe nivele të ulëta të energjisë. Ushtrimet e rregullta mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut, të përmirësojnë humorin dhe të rrisin nivelet e përgjithshme të energjisë, duke luftuar lodhjen”, shpjegon Dragolea.

Alkooli pengon gjumin

Konsumimi i drogës dhe alkoolit, edhe në sasi të moderuar, mund të ketë efekt depresiv në sistemin nervor.

Ekspertët shpjegojnë se për disa orë pas pirjes, alkooli mund të rrisë nivelin në trup të hormonit të stresit, epinefrinë. Kjo shpejton rrahjet e zemrës, gjë që do t’ju zgjojë gjatë natës.

Keni çrregullim humori

Ndonjëherë çrregullimet e humorit mund t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur.

“Stresi kronik, ankthi dhe depresioni mund të ndikojnë ndjeshëm në nivelet e energjisë, duke çuar në lodhje. Çrregullimet e shëndetit mendor mund të shkaktojnë shqetësime në gjumë, oreks dhe humor, të gjitha këto mund të kontribuojnë në ndjenjat e rraskapitjes”, thotë Dragolea.

Në fakt, një studim i vitit 2018 i botuar në revistën mjekësore CNS Drugs ka treguar se më shumë se 90 për qind e pacientëve me çrregullim të madh depresiv raportojnë lodhjen si një simptomë.

TË FUNDIT
4 ditë
Temperaturat e larta, ja çfarë rekomandojnë dermatologë për mbrojtje të lëkurës
4 ditë
Taravari vizitoi familjen e foshnjës së dhunuar: Dhunuesit do të dënohen!
7 ditë
Disa ushqime që ju ndihmojnë të mos të plakeni
7 ditë
Mjekët: Fëmijët dehidrojnë nga kondicionerët, bëni kujdes!
1 javë
Virusi i barkut “pushton” spitalet e Shkupit, mjekët rekomandojnë përdorimin e lëngjeve

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

diell trup rrezitje

Temperaturat e larta, ja çfarë rekomandojnë dermatologë për mbrojtje të lëkurës

rexhep memedi taravari

Taravari vizitoi familjen e foshnjës së dhunuar: Dhunuesit do të dënohen!

boronica dredheza peme

Disa ushqime që ju ndihmojnë të mos të plakeni

mjeke

Mjekët: Fëmijët dehidrojnë nga kondicionerët, bëni kujdes!

Klinika Shkupi Spitali Shkup

Virusi i barkut “pushton” spitalet e Shkupit, mjekët rekomandojnë përdorimin e lëngjeve

ushqim2-707x383-600x360

Ajo që hamë në të 40-at formon cilësinë e jetës në të 70-at. 5 këshillat

UJI

Sa gota ujë duhet të pini në ditë?!

taravari mjeket

Spitali i Tetovës, prioritet i ministrisë së Shëndetësisë

spitali shqiperi onkologji

Edhe Shqipëria me skandal në onkologji: Terapinë për kimioterapi nga publikja, i kanë shitur te qendrat private

INFO

NA NDIQ