Arta Marku pret në zyrë ambasadorin Donald Lu, zbuohet arsyeja pse

0

Kryeprokurorja Arta Marku ka pritur në një takim përshëndetës në zyrë ambasadorin e SHBA, Donald Lu. Sipas zyrës së shtypit, ambasadori Lu vlerësoi maksimalisht rolin, gatishmërinë dhe përgjegjshmërinë e Arta Markut në një periudhë të rëndësishme për zbatimin e legjislacionit të ri të reformës në drejtësi.

Prokurorja e Përgjithshme i uroi punë të mbarë zotit Lu në detyrën e re dhe çmoi rolin e tij dhe të ambasadës së Shteteve të Bashkuara për promovimin, hartimin dhe miratimin e reformës në drejtësi.
Njëkohësisht, Prokurorja e Përgjithshme i uroi mirëseardhjen në Shqipëri zëvendësambasadores së re Leyla Moses-Ones, duke theksuar vendosmërinë për thellimin e punës së përbashkët për të ardhmen, në luftë kundër kriminalitetit.
Donald Lu u largua nga Shqipëria pas përfundimit të mandatit diplomatik si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Diplomati amerikan ishte ndër insistuesit kryesorë të një prej reformave më të rëndësishme në Shqipëri atë në sistemin e drejtësisë.

Emërimi i tij i radhës është në Kirgistan. Ai është nga të paktët midis nëntë ambasadorëve amerikanë post 1990 në Shqipëri që merr emërim ambasador direkt pas mbarimit të mandatit në Shqipëri.