Arta Marku shkon në Prokurorinë “problematike” të vendit, çfarë do të ndodhë?!

0

Analiza vjetore e Prokurorisë si dhe përurimi i ndërtesës së re janë dy arsyet që e çojnë këtë të mërkurë Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, në qytetin e Elbasanit.

Pas vizitës së saj në “shtëpi” (Prokurorinë e Shkodrës), Marku shkon sot në njërën nga Prokuroritë ku pati dhe më shumë probleme, duke kujtuar këtu kallëzimin penal të Dritan Ginës, ish kreut të institucionit, i cili nuk pranoi vendimin e Kryeprokurores për ta lëvizur nga drejtimi i organit të akuzës së Elbasanit.

Kujtojmë gjithashtu se qyteti i Elbasanit në muajt e fundit të vitit që lamë pas ka qenë në vëmendjen e të gjithëve, për shkak të ngjarjeve të shumta kriminale, përplasjeve mes grupeve kundërshtare e sidomos incidentin e famshëm mes policisë dhe një grupi të dyshuar kriminal./Gazeta Express