Grubi: Në burg tërë jetën nëse keqpërdorim 1 cent nga Korridori 8 dhe 10

Iliria News Agency
Iliria News Agency

25/04/2023

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi tha se të gjitha akuzat për korrupsion në projektin e Korridorit 8 dhe 10D janë të pabaza dhe bëhen për pikë politike. Grubi tha se në rast se vërtetohet çfarëdo veprimi i politikanëve për korrupsion në këtë projekt, atëherë të njëjtit të dergjen burgjeve.

“As unë, as Boçvarski, as Besimi, e aq më pak kryeministri Kovaçevski nuk do i lejonim vetvetes që të lëshohemi në çfarëdo veprimi korruptiv. Të gjithë ne këtë e kemi projekt të jetës sonë dhe duam që të jetë i suksesshëm. Nëse një denarë keqpërdoret nga ky projekt, nga qytetarët. Ose nëse korruptohet cilido prej nesh, politikanëve, të dergjemi përjetësisht në burg”, deklaroi Grubi.

Ai tha se nuk njeh asnjë politikan i cili do t’i lejonte vetes të angazhohej në aktivitete korruptive në një projekt të realizuar nga kompani të tilla, duke theksuar se ndjekja e vazhdueshme është vetëm për politikë ditore.

Grubi bëri me dije se deri më tani nuk janë paguar mjete, por vetëm paradhënia e parë për fillimin e punimeve të ndërtimit dhe kjo do të publikohet në portalin Open Finance.

” Ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, të cilat janë pjesë e pakos së ligjeve për përshpejtimin e zbatimit të projektit, nuk nënkuptojnë shfrytëzim të punëtorëve dhe keqpërdorim të të drejtave të tyre. Nuk bëhet fjalë për 60 orë punë, por për orë shtesë me pëlqimin e punëtorëve”, tha Grubi.

Sipas Grubit, askund në Marrëveshje nuk ka gjoba dhe kompanitë vendase të ndërtimit do të përfitojnë shumë gjatë gjithë procesit të ndërtimit, pasi mbi 51 për qind e punimeve do të jenë nga burimet vendase.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sela-taravari

Taravari sfidon Selën: Dilni vetë, unë jam i gatshëm t’i nënshkruaj ato lista që do më sillni dhe do t’i vulosi që të merrni pjesë në zgjedhje!

abazoviq dritan

Abazoviq: Tash shqiptarët në Mal të Zi nuk e ngrisin më flamurin edhe pse kanë të drejtë

Afrim Gashi

Gashi tregon arsyet se pse u bashkua opozita shqiptare

IMG_9532

Sela nga Saraji: Nuk e përkrahim Arben Taravarin për president

Elmi Aziri

Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykata vendosi, Trump mund të mbetet në garë

Manastiri Banjskes zvecan

Rexhaj: Ja kush na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

ushtria forcat e armatosura shqiperi

Shqipëria e 90-ta në botë për fuqinë ushtarake, vendi dytë në rajon

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

INFO

NA NDIQ