Artan Grubi përfundoi studimet e doktoraturës në Universitetin e Tiranës

Morning News
Home POLITIKË Maqedoni
Artan Grubi përfundoi studimet e doktoraturës në Universitetin e Tiranës
August 1, 2021
Mali Sharr shpallet park kombëtar
Ndryshimi i fotografisë së profilit të Zëvendëskryeministrit të Parë në RMV, Artan Grubi, në rrjetin social Facebook dhe komentet e ndjekësve të tij, zbuluan një lajm të cilin Grubi nuk e kishte bërë publik më herët.

Tetovasot mëson që më 16 korrik, në Tirane, Zëvendëskryeministri i Parë, Grubi përfundoi studimet e doktoraturës në Universitetin e Tiranës, duke fituar kështu titullin Doktor i Shkencave, pranë Faluktetit të Shkencave Sociale në Tiranë.

Në doktorimin e Grubit, të pranishëm ishin edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, Ministri i Financave, Fatmir Besimi, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri, si dhe 3 rektorët e fundit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, Dhori Kule dhe Shezair Rrokaj.

Heshturazi, pa zhurmë mediatike, kaloi ky moment i begatimit te karrierës akademike të Zëvendëskryeministrit të Parë Grubi, edhe pse gati gjysma e Qeverisë ka marrë pjesë në ketë ngjarje, të cilën Grubi ka vendosur që mos ta bëjë publike.