Artan Hoxha i publikoi foton me Ramën! Zbardhet mesazhi i Ardian Çapjas për Blendi Fevziun

0

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka nxjerrë një foto të kryeministrit Edi Rama me Ardian Çapjan pak ditë më parë. Hoxha u shpreh se fotoja është bërë para 3 vitesh në resortin e personit në fjalë, i cili nuk është i dënuar por pasuria e familjes së tij është subjekt i anti-KÇK-së.

Lidhur me këtë foto Çapja i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisonit “Opinion” Blendi Fevziut dhe mohon që të ketë dalë në foto me kreun e qeverisë. Çapja pretendon se fotoja është e modifikuar, ndërsa ngre akuzat se në media ka shumë shpifje dhe mashtrime.