Arteta bën gati listën, rinovimi i Arsenalit parashikon revolucion te “Topçinjtë”

Picture of INA
INA

11/02/2025

“Topçinjtë” kanë vendosur të rinovojnë skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm. Trajneri Mikel Arteta ka hartuar listën, të cilën janë emrat e shtatë lojtarëve të Arsenalit, që do t’i thonë lamtumirë ekipit në verë.

Do të ketë një eksod largimesh tek Arsenali pas përfundimit të sezonit aktual. Për të lehtësuar blerjet e reja, ‘Topçinjtë’ po planifikojnë që të ndajnë rrugët me shtatë lojtarë.

Sipas The Mirror, Arteta ka pranuar që të bëhen ndryshime të mëdha për të hapur rrugën për blerje të reja në verë. Siç thotë raporti, Raheem Sterling dhe Neto nuk do të rikthehen tek Arsenali pas përfundimit të marrëveshjeve të tyre të huazimit.

Sterling iu bashkua Arsenalit nga Chelsea teksa Neto erdhi nga Bournemouth. Që të dy lojtarët do të rikthehen te klubet e tyre mëmë pas skadimit të huazimit. Kieran Tierney, Thomas Partey dhe Jorginho, do të mbesin pa kontrata në verë dhe që të tre pritet të largohen falas nga ‘Emirates’.

Tierney dhe Jorginho ishin lidhur me një largim në janar, por Arteta ia mbylli derën largimeve të tyre shkaku i lëndimeve. Ndërkombëtari skocez ishte lidhur me një transferim të mundshëm tek Celtic, teksa Jorginho ishte në bisedime me Flamengon.

Partey në ndërkohë ka luajtur në 23 ndeshje në kampionat këtë sezon dhe është paraqitur në çdo ndeshje në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Oleksandr Zinchenko dhe Jakub Kiwior do të largohen gjithashtu nga Arsenali, pasi nuk janë më në planet e teknikut spanjol.

TË FUNDIT

Mustafa Imeri, drejtor i Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut

Arrestohet gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Puls” në Koçan

Publikohet video, ja çfarë ndodhi mes Eglit dhe Gjestit kur ikën dritat në suitë

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përfitojnë fondet e para nga Plani i Rritjes i BE-së

Gjesti-Eglit: Simptomat e tua më futën në depresion

Dodik largohet nga Bosnje dhe Hercegovina, policia kufitare po heton sesi u largua

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË