Arteta me “sytë” nga Spanja: Në të ardhmen mendoj rikthimin në La Liga

Picture of INA
INA

17/05/2024

Prej tre sezonesh tashmë është në krye të “Topçinjve” të Arsenal, teksa ka arritur t’i rikthejë këta të fundit në majat e futbollit anglez dhe atij evropian, ku për të dytin vit radhazi po rivalizojnë siç duhet “Qytetarët” e Manchester City, për trofeun e Premier League, ndërsa në Champions arritën fazën çerekfinale të këtij sezoni.

Mirëpo duket se për teknikun Mikel Arteta e ardhmja nuk “flet” gjuhën angleze, me vetë spanjollin që ka deklaruar së fundmi se një ditë kërkon të rikthehet në Spanjë, vendlindjen e tij dhe të trajnojë në LaLiga, megjithatë, për momentin theksoi se fokusi i tij kryesor mbetet projekti i nisur me “Topçinjtë”.

“Gjithmonë kam menduar se një ditë do të kthehem sepse toka ime më tërheq shumë, ashtu si mënyra jonë e të jetuarit, e të qenurit bashkë, kultura jonë. Kjo do të thotë se e kam gjithmonë në kokën time, por jam i lumtur në Angli për shkak të mënyrës se si më trajtojnë dhe më pëlqen shumë puna ime. Mendoj se një ditë do të vijë koha për t’u kthyer, nuk do të iki gjithë jetën”,- u shpreh spanjolli.

Ndër të tjera, Arteta shtoi se për të fituar titullin kampion në këtë sezon me Arsenal, do të duhet të ndodhë një magji pasi asgjë nuk varet më nga të besuarit e tij me Manchester City që në rast se e fiton ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj West Ham, do të shpallej kampion për të katërtin sezon radhazi.

“Duhet vetëm të presim magjinë, duhet të bëjmë pjesën tonë dhe tashmë e dimë se çfarë të bëjmë. Do të jetë një ditë e bukur ku do ta përjetojmë kampionatin, deri në fund. Do të jetë hera e parë që Premier League do të jetë aty duke pritur në Emirates që kur është ndërtuar, me shirita në ngjyrat e fanellës sonë. Nëse ne fitojmë dhe ata nuk fitojnë, ne do të jemi kampionë”,- tha ndër të tjerë “numri 1” i pankinës së Arsenal. /i.m /abcnews.al

TË FUNDIT
3 orë
Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit?
3 orë
Kroacia – Shqipëria, formacionet e mundshme
3 orë
Luhen edhe dy ndeshjet e Grupit A: Gjermania dhe Zvicra kërkojnë kualifikimin
3 orë
Jo vetëm në Dortmund, shqiptarët do të japin spektakël edhe në Hamburg: Priten 30 mijë tifozë kuqezi
3 orë
Raundi i dytë në Europian/ Spikat dueli Kroaci-Shqipëri, në fushë edhe Gjermania me Zvicrën

ME TE LEXUARA

1 ditë
Hoxha për Seferin, vetëm një ndryshim te Shqipëria kundër Kroacisë! Ja gjendja e Asanit
18 orë
Kalon vlerën mbi 2 mijë euro, ja fanella e cilit lojtar të kombëtares është më e kërkuar në ankandin e shpallur
1 ditë
Mediumit serb i pengojnë flamujt “UÇK” në stadium, fajëson UEFA-n
13 orë
Turqia merr fitoren e parë në Evropian, fiton me spektakël ndaj Gjeorgjisë
1 ditë
Kuqezinjët nisen për në Hamburg, para përballjes me Kroacinë
13 orë
Triumf me përmbysje, Portugalia mposht Çekinë me rezultat 2-1
1 ditë
Shakohoxha: Tifozët serbë kanë sjellje kafshërore! Janë të dënuar
4 orë
Sot Shqipëri-Kroaci/ Luhet për ''jetë a vdekje'', priten tre ndryshime në formacionin e kuqezinjëve

LEXO MË SHUMË

kombetarja

Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit?

IMG_3319

Kroacia – Shqipëria, formacionet e mundshme

Gjermania

Luhen edhe dy ndeshjet e Grupit A: Gjermania dhe Zvicra kërkojnë kualifikimin

shqiptaret plisa tifozet kuq e zi

Jo vetëm në Dortmund, shqiptarët do të japin spektakël edhe në Hamburg: Priten 30 mijë tifozë kuqezi

shqiperia euro 2024

Raundi i dytë në Europian/ Spikat dueli Kroaci-Shqipëri, në fushë edhe Gjermania me Zvicrën

nedim bajrami

Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit

Lorik Cana

Cana ja çfarë thotë para përballjes së Kombëtares me Kroacinë (VIDEO)

kombetarja fitore shqiperi

Sot Shqipëri-Kroaci/ Luhet për ”jetë a vdekje”, priten tre ndryshime në formacionin e kuqezinjëve

portugalia

Triumf me përmbysje, Portugalia mposht Çekinë me rezultat 2-1

INFO

NA NDIQ