Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta këngëtari i njohur (VIDEO)

Është ndarë nga jeta, në moshën 76-vjeçare, artisti i njohur shkodran, Berhan Nehani. Lajmin i trishtë është bërë me dije nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, përmes një postimi në llogarinë e saj “Facebook”.

Ademi veçon kohën kur Nehani ishte pjesë e grupit “Karajfilat që ka Shkodra”, që u rikthye sërish prej tij 5 vite më parë.

Postimi i plotë i Voltana Ademit: Ndarja nga jeta e zotni Berhan Nehanit, është një lajm i trishtueshëm për artin dhe Shkodrën tonë. Ndër themeluesit e grupit “Karajfilat që ka Shkodra” por edhe nismëtar i rimëkëmbjes së tij para 5 viteve, zemra e artistit pushoi së rrahuri ditën e sotme, në moshën 76- vjeçare.

Njeri i qeshur dhe i dashur me të gjithë, pasionant i artit dhe muzikës qytetare shkodrane, kështu do ta kujtojmë gjithmonë këtë zotni Shkodre e qytetar model. Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve për këtë humbje! Do ta kujtojmë gjithmonë artistin z. Berhan Nehani.